2009-04-28 11:51:53

Benedikti XVI në Abruco: të ringjallim shpresën


Papa Benedikti XVI vizitoi Abrucon, për t’u takuar me viktimat e tërmetit. Ja lutja e tij për viktimat e tërmetit në Abruco, shqiptuar në Ona:

T’i besojmë të dashurit tanë Ty, o Zot, e dimë
se ti nuk ua merr jetën atyre që besojnë në Ty, por ua shndërron,
e në vetë çastin kur shkatërrohet
banesa e këtij shtegtimi tonë mbi tokë,
shqetësohesh e përgatit një tjetër, të amshuar e të pavdekshme në Parriz.
Atë i Shenjtë, Zoti i qiellit e i tokës,
dëgjoje britmën e dhimbjes e të shpresës,
që ngrihet nga kjo bashkësi e sprovuar rëndë nga tërmeti!
Është britma e heshtur e gjakut të nënave, baballarëve, të rinjve
dhe e të pafajshmëve të vegjël që ngrihet nga kjo tokë.
U shkulën nga kraharori i të dashurve të tyre,
pranoi në paqen tënde, o Hyj, që je Zoti-me-ne,
Dashuria që dhuron jetën pa fund.
Kemi nevojë për Ty e për forcën Tënde,
sepse ndihemi të vegjël e të brishtë para vdekjes;
Të lutemi, na ndihmo, sepse vetëm mbështetja Jote
mund të na ngrejë sërish në këmbë e të na shtyjë t’ia nisim nga fillimi sëbashku,
duke u kapur dorë për dore, rrugën e jetës.
Po të lutemi për Jezu Krishtin, Shëlbuesin tonë,
tek Ai shndrit shpresa e ringjalljes së lume. Amen!







All the contents on this site are copyrighted ©.