Drama e civilëve në Sri Lankë: qeveria ngadalëson ofensivën
(27.04.2009 RV)Rëndohet nga ora në orë gjendja humanitare e dhjetra mijëra
civilëve në Sri Lankë, në zonat e luftimeve ndërmjet Tigrave Tamil dhe ushtrisë qeveritare.
Qeveria e Kolombos, pasi ka hedhur poshtë thirrjen për armëpushim nga ana e rebelëve,
vendosi sot paradite të ndërpresë operacionet ushtarake, për të shmangur viktima të
reja civile. Nga ana tjetër, Tigrat Tamil e kanë përgënjeshtruar vendimin. Për gjendjen
e civilëve na flet nga Sri Lanka, delegati i Kyqit të Kuq Italian, Rodolfo Pistoni: Gjendja
është mjaft dramatike për civilët brenda zonës së Tigrave Tamil. Problemi është se
qeveria nuk i lë të kalojnë ndihmat humanitare. Aty gjenden rreth 300 mijë vetë e
vetëm 50-60 mijë persona kanë dalë nga zona gjatë ditëve të fundit, pasi rebelët nuk
i lënë të ikin. Nuk kanë më fuqi, janë pa ujë, pa ushqime e pa ilaçe. Epidemitë po
përhapen.