2009-04-27 17:05:39

Benedikti XVI priti princin e Uellsit e dukeshën e Kornuellit.


(27.04.2009 RV)RealAudioMP3 Gjithnjë sot paradite, në Pallatin Apostolik të Vatikanit, Benedikti XVI priti princin e Uellsit, shoqëruar nga dukesha e Kornuellit. Më pas-takimi me kardinalin Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit, që shoqërohej nga imzot Dominik Mambertì, sekretar për marrëdhëniet me shtetet. Bisedimet e përzemërta – shkruhet në një Komunikatë të Sallës vatikanase të Shtypit - krijuan mundësinë për shkëmbimin e mendimeve mbi tema me interes të përbashkët, ndërmjet të cilave, tema e mbrojtjes së njeriut, e zhvillimit të popujve, e kujdesit për ambientin dhe e dialogut ndërkulturor e ndërfetar për promovimin e paqes e të drejtësisë në botë.







All the contents on this site are copyrighted ©.