Lutja e Gjon Palit II drejtuar Pajtores së Shqipërisë, Nënës së Këshillit Mirë
(26.04.2009 RV) O Zoja e Shkodrës, Pajtorja e Shqipërisë, Nëna e jonë
e ëmbël! Ti dashurinë e popullit tënd e ke në zemër. Silli sytë nga ky komb, që
predikimin e parë të Ungjillit e mori prej Apostujve dhe gjithmonë të nderoi me
dashuri bijnore. Edhe sot, në errësirën e provës ky komb kërkon me fe të gjallë
ndihmën tënde amtare. Drejtoje Ti Kishën ne shtegtimin e fesë: silli sytë mbi
bijtë e bijat e tua shqiptare, në këtë çast, kur përshkojnë shtegun e provës e
të mundimit. Ndihmo të ligështit, ngushëllo të mjeruarit, mbaje gjallë fenë
në zemrat e të gjithëve.
O Nëna e Shëlbuesit, bekoi familjet e krishtera, që
shprehin përmasën themelore të Kishës së Birit tand Hyjnor.
O Nëna e shpresës, bëj
që të vijë sa më parë dita kur ky popull fisnik, do të mund të realizojë edhe një
herë dishirat më të thella të shpirtit, kur të gjithë bijtë e tij e bijat e
tij do të bashkohen edhe një herë plot harmoni, për të ndërtuar ardhmërinë e
dashurisë e të paqes.