2009-04-25 18:02:10

Hap përpara në marrëdhëniet Vatikan - Izrael


(25.04.2009 RV)Të enjten e kaluar u mblodh në Jeruzalem, Komisioni dypalësh i përhershëm i Punës ndërmjet Izraelit dhe Selisë së Shenjtë. Vazhduan bisedimet mbi “Marrëveshjen Financiare”, që ka të bëjë me çështje fiskale e pronësie. Në një komunikatë të përbashkët për shtyp, palët shprehen se klima e bisedimeve ishte e përzemërt, në frymën e bashkëpunimit. Një grup pune i caktuar për këtë qëllim dorëzoi një raport për çështjen, mirëpritur nga të dyja delegacionet. Takimi tjetër do të bëhet me 30 prill, gjithnjë pranë Ministrisë së Jashtme të Izraelit.







All the contents on this site are copyrighted ©.