2009-04-25 17:59:58

Ati i Shenjtë emëroi shtatë kardinaj si të Dërguar të tij të Veçantë për mbylljen e Vitit kushtuar Shën Palit Apostull


(25.04.2009 RV)Me rastin e mbylljes së Vitit kushtuar Shën Palit Apostull, që do të kremtohet njëkohësisht në disa vende, ku ka lënë gjurmë shenjti, Papa Benedikti XVI emëroi shtatë kardinaj si të Dërguar të Veçantë për ceremonitë që do të zhvillohen. Vendet janë Toka Shenjte, Malta, Qipro, Turqia, Greqia, Siria dhe Libani. Në Tokën Shenjte, i dërguari i Papës do të jetë Kryetari i Këshillit Papnor për Nxitjen e bashkimit të të krishterëve, kardinali Valter Kasper.







All the contents on this site are copyrighted ©.