2009-04-24 13:31:21

Në Tokë Shenjte mbahet maratona e Paqes, Betlehem – Jeruzalem, organizuar nga Fondacioni për sportin Gjon Pali II.


(23.04.2009 RV)Kjo nismë bën pjesë në aktivitetet që lidhen me Vitin Paulin dhe është etapa e parë që do ta çojnë pishtarin e paqës edhe në Greqi, Maltë e Itali, për të arritur në fund fare në Shën Pjetër, në Romë ku do të përshëndetet nga vetë Ati i Shenjtë Benedikti XVI.
Mbi domethënien e kësaj gare kaq të veçantë folëm me sekretarin e përgjithshëm të Qendrës Sportive Italiane Daniele Paskuini:

Përgjigje: Këtë vit maratona po zhvillohet në një moment shumë të veçantë. Kemi ardhur këtu dhe e ndjejmë veten përgjegjës për përgatitjen e vizitës së ardhshme të Atit të Shenjtë në Tokën Shenjte. Këtë do ta shoqërojmë me një gjest tepër të posaçëm, ndoshta gjestin më të thjeshtë të sportit, që është vrapi. Të vraposh në një farë mënyre si shtegtarë është një vrapim që nuk ka qëllim në vetvete por ka si qëllim final paqën. Së bashku me izraelitë dhe palestinezë u nisëm nga Betlehemi, duke u përshkuar nëpër postoblloqet e shumta për të arritur më në fund në Jeruzalem.

Pyetje: Çfarë ndjetë kur menduat për realizimin e atij dialogu që duket ende shumë larg?

Përgjigje: Sigurisht është një sfidë e madhe të orvatesh të ndërtosh paqën nga poshtë, një sfidë që shkon përtej vështirësive që ndesh politika kur punon për këtë qëllim. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë nëpërmjet sportit, nëpërmjet një gjesti të thjeshtë si vrapimi.







All the contents on this site are copyrighted ©.