2009-04-24 18:30:15

Bijat e Dashurisë Hyjnore përkujtojnë motrën e madhe Otilia Kremer në 10 vjetorin e vdekjes.


(24.4.2009 RV)Mbi figurën e kësaj misionare të jashtëzakonshme motër Otilia që jetoi për Krishtin duke i shërbyer njerëzve e posaçërisht atyre më të varfër e të sëmurë, na flet motër Florinda Shkrepa........RealAudioMP3

Të dhëna biografike mbi motër Otilia Kremer: Terezia Krämer ka lindur në Klaiqev afër Somborit më 23 shtator 1919, nga baba Georg dhe nëna Katharine, e lindur Ott, me përkatësi kombëtare gjermane. Ishte kjo një familje punëtore dhe e përshpirtshme me katër fëmijë, nga ata vëlla Michaeli u bë meshtar, salezian. Tereza e kishte kryer shkollën në vendlindjen e vet. Si vajzë e rritur e ndjeu
thirrjen e Zotit gjatë misioneve që mbaheshin në famulli në Kullë dhe hyri në Kongregatën e Bijave të Dashurisë Hyjnore në Sarajevë, më 15. 06.1939. Në vitin 1940, mori veshjen rregulltare dhe e fitoi emrin m. Maria Otilia. Kushtet e para rregulltare të pastërtisë, varfërisë dhe dëgjesës i dha në 1942, kushtet e përjetshme më 21. nëntor
1948. Nga fillimi i jetës rregulltare m. M. Otilia dallohej si motër e zellshme, e përshpirtshme dhe flijuese. Eprorja në vitin 1951 e dërgoi në Manastir (Bitol) për
punë në spital. Motra Otilia e kreu shkollën medicinale në Shkup dhe në Vjenë. Punoi dhjetë vite duke u flijuar në spital në shërbim të të sëmurëve. Në kuvend në Manastir
ishte edukatore e kandidateve dhe motrave të reja. Dëgjoi për nevojat në Kosovë dhe nevojat e banorëve atje dhe deshi t'iu ndihmonte në anën shpirtërore, shëndetësore
dhe materiale. Erdhi në famullinë e Binçës afër Vitisë, në vitin 1961, ku njerëzit përzemërsisht e kanë mirëpritur. E ka hapur ambulancën në një dhomë të vogël ku të sëmurët i ka pranuar, ndërsa të sëmurët e rëndë i ka vizituar nëpër familje. Nëpër vende të largëta ka ecur shpesh këmbë apo edhe me kali të cilin ia dhuroi“Glas Koncila”.
Familjarëve të vet dhe miqve iu ka shkruar për nevojat e njerëzve ndërsa ata i kanë dërguar ilaçe dhe veshmbathje për familjet e varfra. Përveç punës me të sëmurët, iu ka
kushtuar vajzave dhe i ka mësuar për punët e ndryshme. Posa kanë filluar të lajmërohen vajzat për motra, vendosi që të ndërtonte kuvendin në Binçë. Me lejen dhe përkrahjen e eproreve ka lutur bamirësit që t'i ndihmonin të ndërtohej kuvendi i shën Palit, i cili ka përfunduar në vitin 1966. Asaj i vinin në ndihmë edhe motrat tjera, ndërsa
m.M.Otilia atëherë u emërua eprore e kuvendit. Ka ndihmuar edhe në ndërtimin e kishës së re duke bashkuar ndihma finansiare nga bamirësat. Me dashuri amnore
kujdesej për kandidate dhe seminarista dhe zellshëm e shpesh lutej dhe flijohej për meshtarë. Posa u formua bashkësia e motrave në Binçë, shkoi t'i vizitonte të sëmurët në Dunav, afër Zhegrës. Edhe këtu me të gjitha forcat e veta punoi për të mirën e të afërmit, duke dashur që secili në takim me te ta ndiej praninë e Zotit i cili është dashuri. Së pari e hapi ambulancën në Dunav në sakrestinë e kishës së Shën Prenës, ndërsa më vonë e ndërtoi shtëpinë montazhe pranë kishës dhe aty e hapi ambulancën dhe Caritasin. Kuvendin e quajti “Kuvendi i Ipeshkvit Gnidovec”, të cilin shumë e ka nderuar. Në Dunav kanë ardhur motrat të cilat deshën të ndihmojnë m. M.Otilia në Aë vepër misionare. E ka rregulluar kulmin e kishës si dhe brendinë e saj. Me vështirësi të mëdha e ndërtoi edhe rugën deri në Dunav. Plotësisht iu kushtua të sëmurëve he të varfërve të cilët vinin nga 16 fshatra. Shpesh shkonte ek të sëmurët e rëndë duke iu mjekuar plagët, iu jepte laçe, injekcione dhe të tjera shërbime. Njerëzit e njohën
Kontaktet e motër Otilia me Radio-Vatikanin
Në Dunavin e Epërm është kisha e bukur kushtuar Shën Anës. Motrat në Dunav nuk kishin çdo ditë meshë. Dunavi i takon famullisë së Stubllës, kështu që famullitari nga Stublla, në çdo tri javë shkonte atje për meshë. Posa dëgjoheshin kambanat njerëzit e dinin se ka ardhur meshtari dhe menjëherë mblidheshin si të rriturit ashtu edhe fëmijët. Rëndomë vinte Don Jakë Prenku për të kremtuar eukaristinë. Ai kremtonte meshë të dielën në mbrëmje, E kremtonte meshën edhe të hënën në mëngjes dhe pasta kthehej në Stubëll. Kur ishte koha më e mirë udhëtonte me kalë. Kur ishte koha e keqe ishte vështirë tri-katër orë të udhëtohej me kalë. Shpesh herë koha ishte aq e vështirë, me frymë, shi e dëborë. Kjo veprimtari pastorale kërkonte nga meshtari sakrificë të madhe. Famullitarin gjithnjë e shoqëronte Zef Qerkini, besimtar i zellshëm.
Çdo mëngjes, ditëve të javës dhe festave, motrat luteshin në kishë. Pas lutjes në ora 7:00 e dëgjonin Radio Vatikanin dhe përcillnin meshën shenjte në gjuhën latine. Gjatë leximeve ne lexonim në gjuhën kroate apo shqipe, ndërsa gjatë kungimit motra Otilia ua ndante kungimin motrave, ngase ajo nga ipeshkvi e kishte lejen për ndarjen e tij.
Shumë prekëse si dhe simpatike ishte kur në kishë në Dunav dëgjohej nga radioja në Romë cakërrimi i ampulave deri sa në meshë derdhej vera dhe uji në kelk. Pas bekimit dhe lutjes falënderuese motrat shkonin për të ngrënë mëngjes dhe pastaj fillonin punën. Kështu ishte çdo mëngjes.
Në vitin 1975, në Ditën e Kongregatës, me 21 nëntor, motrat juniore ripërtërirën Kushtet në kishën e Shën Anës në Dunav. Motra Otilia ishte dëshmitare, e cila  me këtë rast nënshkroi dokumentet e motrave. Meshën shenjte edhe këtë ditë motrat e përcollën përmes Radio-Vatikanit.
Të dielave dhe festave, kur motra i binte kambanës, njerëzit mblidheshin në lutje, lexoheshin leximet e së dielës, si dhe Ungjilli. Pastaj, motra e cila e njihte më së mirë gjuhën shqipe, mbante një katekezë përkatëse. Kjo ishte Shërbesa e Fjalës. Lutej rruzarja dhe kur ishte koha e bukur mbahej procesioni rreth kishës. Të gjithë djemtë i visheshin me rroba përkatëse të ministrantave, ndërsa vajzat në fustane të bardhë. Të gjithë shkonin rreth kishës, lutnin litanitë e të gjithë shenjtërve dhe këndonin. Kur ishte në pushim seminaristi Shan Zefi, vishej me roketë dhe u lexonte besimtarëve pjesët e Shkrimit Shenjt të dielës përkatëse.
Motra Almira Maras shkruan: „Një vit po mbretëronte thatësi e madhe. Motra Otilia e organizoi në fshat procesionin. Gjatë procesionit i luti Litanitë e të Gjithë Shenjtërve. Në mbrëmje ra një shi i madh. Ja se si u plotësua lutja dhe arriti bekimi nga qielli në tokën e thatë dhe të plasaritur, ku burimet ishin thuajse të shterura. Pas procesionit, ajo i qeraste besimtarët me ndonjë ëmbëlsirë, bonbone apo me lëngje.
Kjo ishte një ”agape”, shenjë e bashkësisë. Fëmijët më së tepërmi iu gëzonin këtyre gjërave.
Gjatë 27 viteve veprimtarie të motrave në Dunav në Stubëll janë ndërruar katër famullitarë. Ata ishin Don Luka Cirimotiq, Don Janez Osvald, slloven, Don Jakë Prenku dhe Don Rrok Gjonlleshaj. Ata në Dunav vinin sipas mundësisë çdo tri javë, nganjëherë edhe çdo pesëmbëdhjetë ditë. Shpeshherë kërkohej flijim i madh. Me këtë rast besimtarët rrëfeheshin dhe kungoheshin. Për motrat dhe besimtarët ky ishe një gëzim i madh. Në Dunav vinin edhe ipeshkvijtë. I pari erdhi Imzot Dr. Smiljan Çekada nga Shkupi, pastaj Imzot Dr. Joakim Herbut nga Shkupi, si dhe Imzot. Nikë Prela nga Ferizaji.







All the contents on this site are copyrighted ©.