Me 25 e 26 prill: përvjetori i vizitës së Gjon Palit II në Shqipëri e festa e Zojës
së Këshillit të Mirë
(23.4.2009 RV)Kisha katolike në Shqipëri
e posaçërisht ajo në Shkodër, nesër fillon Triditëshin e përgatitjes shpirtërore për
festën e Zojës së Këshillit të Mirë, që bie më 26 prill. E Kisha katolike e Shqipërisë
përgatitet jo vetëm për kremtimin e festës së Pajtores së vet Qiellore, Zojës së Këshillit
të Mirë, por edhe për të përkujtuar 16 vjetorin e vizitës historike të Papës Gjon
Palit II në Shqipëri, më 25 prill 1993. Mbi këto dy data e dy ngjarje, të dëgjojmë
priftin famullitar të Kishës Katedrale të Shkodrës, dom Gjovalin Sukaj….