2009-04-21 17:32:09

Milenium Njuz sjell në plan të parë fëmijët që jetojnë në plehra në Kenia.


(21.04.2009 RV)RealAudioMP3 Të vihen në plan të parë fëmijët që jetojnë nëpër plehra në Najrobi, në Kenia. Ky është synimi i “Milenium Njuz”, nismë e promovuar nga Amref (Fondacioni kërkimor e mjeksor afrikan.) së bashku me Radio televizionin italian dhe ministrinë e Punëve të Jashtëme. Do të jenë dhjetë “revista televizive” të realizuara nga gazetarë që në mënyrë të drejtpërdrejtë e me gjuhën e gazetarisë do të përshkruajnë realitetin që i rrethon këta fëmijë. Secili prej këtyre filmave - që do të transmetohen nga kanali televiziv shtetëror italian RAI 3 - do të ilustrojnë gjendjen e mjerueshme e të turpshme në të cilën mbijetojnë fëmijët në këtë zonë të Afrikës.
Për më tepër le të dëgjojmë drejtorin e përgjithshëm të Italisë të Amref-it Tomas Simons, i cili do të na flasë mbi objektivat e Mijëvjeçarit që kanë marrë përsipër Kombet e Bashkuara:

“Vihet re se fëmijët e rrugës, por edhe thjeshtë të varfërit e Afrikës, nuk e dinë se gëzojnë disa të drejta. Fjala vjen se shteti është aty për t’iu shërbyer dhe se duke filluar të kërkojnë të drejtat e tyre si për shembull spitalin, të kenë një infermiere apo një mjek që iu kushton kujdes, të shkojnë në shkollë, të kenë një mësues që është aty për t’i mësuar fëmijët, sepse në fund të fundit kjo është detyra e tij, të jenë të ndërgjegjshëm se i gëzojnë këto të drejta, - ja pra, edhe ky vetë është një hap i madh përpara.”







All the contents on this site are copyrighted ©.