2009-04-20 17:08:44

Me rastin e ditëlindjes e të përvjetorit të papnisë, Benedikti XVI mori urimet edhe nga besimtarë të feve të tjera.


(20.04.2009 RV)Të shumta zërat e brohoritjet për ditëlindjen dhe papninë e Benediktit XVI, ardhur në Vatikan nga mbarë bota. Vlejnë të kujtohen posaçërisht urimet e shumta nisur nga Bangladeshi, ku vetëm 1% e popullsisë është katolike.
“Dëshirojmë ta shikojmë Papën mes nesh” – pohon murgu i nderuar budist Dhirbagshha Bikkhu - sepse është Ati i paqes”.
E njëkohësisht me urimet e murgut budist – siç njofton Agjensia AziaNjuz - arrijnë edhe urimet e myslimanëve si Ubaidur Rahman Khan Nadwi, zevendës-redaktor i gazetës Daily Inqilab, që thekson: “Ne e vlerësojmë impenjimin e vendosur të Papës për paqen e harmoninë ndërmjet feve; kemi të njëjtin shqetësim për shtetet, që deklarojnë luftë, duke përhapur politika djallëzore, të cilat synojnë t’i shtypin myslimanët. Kemi nevojë për zërin e tij, që mbron të vërtetën e paqen e lutemi që të ketë jetë të gjatë”.
Urime Benediktit XVI i bënë edhe besimtarët hinduistë. Nga Instituti Brama Fumari i Dhakës, së bashku me urimet, theksohet se “Papa është i shenjtë e kudo të shkojë nëpër botë, mbart me vete rezultate pozitive”.







All the contents on this site are copyrighted ©.