2009-04-20 16:09:41

Imzot Mirdita mesazh urimi Benediktit XVI me rastin katër vjetorit të Papnisë.


(20.4.2009 RV)Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, imzot Rrok Mirdita uron Benediktin XVI në katër vjetorin e Papnisë dhe e falënderon për shërbimin e udhëheqjen e Kishës. Ta dëgjojmë....RealAudioMP3

Ja mesazhi i plotë i imzot Rrok Mirditës:

Tiranë, 15 prill 2009

Shenjtëria juaj,
Në emër të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, dëshiroj t’ju përshëndes Juve në përvjetorin e katërt të zgjedhjes si Papë.
Të gjithë ne ruajmë kujtime të këndshme për mënyrën atërore më të cilën na pritët, kur erdhëm për vizitë “ad Limina” në majin e vitit të kaluar. Na bien ndërmend shumë gjëra për të cilat duhet t’u jemi mirënjohës Juve, si Bariu më i lartë i Kishës Katolike. Jo e fundit, ju falenderojmë për sa herë keni folur gjatë muajve të kaluar për jetën shpirtërore e plot lutje të ipeshkvijve. Ne kemi nevojë të ndriçohemi nga fjala juaj e mençur.
Meqë do të kremtojmë meshë për të përkujtuar këtë përvjetor të dielën e ardhshme, në katedralen e Tiranës, meshë që do ta kryesojë nga Nunci Apostolik, do t’u kërkojmë besimtarëve t’ju kenë gjithnjë parasysh në lutje, që Bariu i Mirë të vazhdojë t’ju ndriçojë e t’ju përforcojë në detyrën tuaj të vështirë.
E meqë jemi akoma në Tetëditshin e Pashkëve, ju urojmë paqen e gëzimin, që Zoti i ngjallur ndikoi mbi të gjithë ata, të cilëve iu duk.

Me dashuri birnore në Krishtin
Imzot Rrok Mirdita
Kryeipeshkëv i Tiranë-Durrësit
Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.