2009-04-20 17:15:18

Arabia Saudite njeh pavarësinë e Kosovës.


(20.4.2009 RV)Arabia Saudite ka njohur sot pavarësinë e Kosovës. Lajmin e dha Ministria e Jashtme e Kosovës, duke nënvizuar se si vendimi i Riadit është me rëndësi të madhe sidomos për efektin që mund të ketë mbi orientimin e Vendeve tjera të konferencës islamike. Kjo është një njohje më rëndësi të jashtëzakonshme, duke qenë se vjen nga një prej Shteteve kryesore të botës islame. Arabia Saudite është vendi dytë arab që ka njohur Kosovën e pavarur, pas Emirateve të Bashkuara Arabe, që e patën njohur më 14 tetorin e kaluar.
Krejtësisht deri më tani janë 58 Vende të botës që kanë njohur pavarësinë e shpallur nga Kosova më 17 shkurt 2007. Ndër to janë SHBA-së e 22 prej 27 vendeve të Bashkimit Evropian.
Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite thuhet:
Në përputhje me lidhjet religjioze dhe kulturore me popullin e Kosovës, dhe në shenjë respekti për vullnetin e popullit të Kosovës për ta fituar pavarësinë, Mbretëria e Arabisë Saudite njofton për njohjen e Republikës së Kosovës dhe shpreson që ky zhvillim do të kontribuojë pozitivisht në përmirësimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë si dhe vendeve të saj fqinje”.







All the contents on this site are copyrighted ©.