2009-04-17 16:44:28

Tadiq në Manastirin ortodoksë të Deçanit me rastin e Pashkëve ortodokse


(17.4.2009 RV) RealAudioMP3 Presidenti serb, Boris Tadiç mbërriti sot në manastirin ortodoks të Deçanit në Kosovë, ku kremtoi sëbashku me besimtarët të Premten e Madhe, para Pashkëve ortodokse, që kremtohen të dielën. Sipas shtypit, qeveria e Prishtinës ka qenë kundër kësaj vizite, por e ka rishikuar qëndrimin e vet pas presioneve nga ana e përfaqësive ndërkombëtare në vend.
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq tha sot në Manastirin e Deçanit se ka vetëm porosi paqeje. “Kam vetëm porosi paqeje: paqe për serbët, shqiptarët, për të gjithë që jetojnë në Kosovë, në Serbinë tonë” u shpreh presidenti i Serbisë Tadiq pas pjesemarrjes së tij në kremtimet liturgjike në Manastir, me rastin e festës së Pashkëve ortodokse.







All the contents on this site are copyrighted ©.