2009-04-17 17:11:10

Përkujtohet me një simpozium në Pallatin e Qelqit, fjalimi i Benediktit XVI mbajtur në OKB vitin e kaluar.


(17.04.2009 RV)RealAudioMP3 Misioni i Vëzhgimit të përhershën i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara organizoi dje një Simpozium për të përkujtuar kryevjetorin e fjalimit të Benediktit XVI mbajtur para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më 18 prillin e vitit të kaluar, gjatë shtegtimit të tij apostolik në SHBA. Në takimin, që u mbajt pranë Pallatit të Qelqit, morën pjesë përfaqësues të botës diplomatike, akademike e kishtare. Ish-ambasadorja e SHBA pranë Selisë Apostolike, Meri Ejn Glendon, mbajti fjalimin kryesor, e ndjekur nga disa personalitete të tjera.
U përkujtua kryesisht çasti kur, para platesë ku ishin radhitur delegatët e OKB-së, Benedikti XVI tërhoqi vëmendjen e të gjithëve mbi dy çështje themelore për jetën e mbarë njerëzimit: mbi respektin e patjetërsueshëm të dinjitetit të çdo njeriu, që është pika më e lartë e planit krijues të Hyjit, e mbi dëshirën për paqe, drejtësi, bashkëpunim e ndihmë humanitare, parime mbi të cilat u hodhën themelet e vetë OKB-së.







All the contents on this site are copyrighted ©.