2009-04-16 17:20:14

Sot paradite në Indi nisën votimet në 17 shtete.


(16.04.2009 RV)Prej tyre do të dalin deputetët e rinj të Dhomës së Ulët si edhe do të formohet qeveria e re. Sidoqoftë situata nuk është e qetë. Për të mbrojtur zgjedhësit nga terrori ushtria po mbikqyrë qendrat e votimit, por megjithatë në zonat e Çatisgarit dhe Xharkandit pati 16 viktima shkaktuar nga sulmet e rebelëve maoist. Procesi zgjedhor do të përfundojë më 16 maj. Ndeshja kryesore është ndërmjet qendrës dhe të majtës përfaqësuar nga Kongresi i Sonia Gandit, nga njëra anë dhe opozitës hindu me karakter nacionalist, nga ana tjetër.
Po ashtu bëhet e ditur se konferenca ipeshkvnore indiane i bëri thirrje besimtarëve të fillojnë një “fushatë lutjesh” që do t’i shoqërojë zgjedhjet deri në përfundimin e tyre. Në një komunikatë të ipeshkvijve indianë i bëhet thirrje besimtarëve të krishterë të marrin pjesë aktivisht në jetën politike të Indisë.
Shtojmë se në Indi sistemi zgjedhor në fuqi është ai mazhoritar. Si i tillë ai penalizon si të krishterët ashtu edhe myslimanë dhe e bën të pamundur përfaqësimin politik të këtyre dy bashkësive.







All the contents on this site are copyrighted ©.