2009-04-16 17:21:23

Me qindra gra afgane protestojnë kundër ligjit që autorizon përdhunimet në familje


(16.04.2009 RV)RealAudioMP3 Të dielën, në Kandahar, Afganistan, u vra aktivistja për të drejtat e gruas Sitara Ahzai, anëtare e këshillit krahinor. Po ashtu dje qindra gra që protestuan kundër ligjit që autorizon përdhunimet e grave në gjirin e familjes - i vlefshëm ky vetëm për pakicën shiite - u sulmuan nga fondamentalistët islamikë me gurë. Ligji në fjalë u miratua nga organet kompetente të Afganistanit si shenjë e vullnetit të mirë për të pajtuar regjimin e sotëm me talebanët, por Perëndimi e kundërshtoi ashpër këtë ligj dhe i kërkoi presidentit Karzai ta rishikojë atë. Nga ana tjetër udhëheqësi fetar i shiitëve, Muhamet Asif Mohseni, e mbrojti këtë ligj duke e quajtuar reagimin e Perëndimit si ndërhyrje në kulturën e vendit.
Në mikrofonin tonë flet përgjegjësja e projekteve të Fondacionit Panxhea që me merret me zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të grave, Simona Lanxoni. I drejtuam këtë pyetje:

Pyetje: Disa flasin se duhet respektuar kultura e një vendi, por kjo gjë nganjëherë duket sikur përplaset me të drejtat themelore të njeriut...

Përgjigje: Çdo gjysëm ore në Afganistan vdes një grua gjatë lindjes. Kjo do të thotë se ajo grua nuk ka mundësi të dalë nga shtëpia e të shkojë e të mjekohet apo të shkojë në konsultore. Pra, të drejtat themelore që duhet të quhen si të natyrshme për çdo grua ashtu si edhe për çdo burrë, fëmi apo plak, duhet të njihen nga të gjitha kulturat. Problemi i kulturës shpeshherë përdoret për të manipuluar, - kur bëhet fjalë për çështje partriarkale - atë gjë që duhet të arrihet.







All the contents on this site are copyrighted ©.