2009-04-16 17:20:46

Këshilli i Evropës shqetësohet për kriminalizimin e emigracionit të parregullt në Itali


(16.04.2009 RV)Këshilli i Evropës shpreh shqetësimin e tij në lidhje me atë që e përkufizoi si “kriminalizim të emigracionit të parregullt në Itali” si edhe për masat e reja ligjore të miratuara apo në diskutim e sipër nga Italia. Në raportin që u botua sot, komisari për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës i quajti këto masa si drakoniane. Në veçanti Këshilli shprehu shqetësim për dy ligje: të atij që parashikon riatdhesimin e emigrantëve edhe në vendet ku përdoret tortura, si edhe për atë që u njeh mjekëve italianë të drejtën për të denoncuar emigrantët e parregullt.







All the contents on this site are copyrighted ©.