2009-04-14 16:20:14

Kardinal Banjasko viziton zonat e tërmetit në Abruco. Konferenca Ipeshkvnore Italiane ka dhuruar 5 milion euro.


(14.04.2009 RV)Që sot paradite, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Italisë, kardinali Anxhelo Banjasko ndodhet për vizitë në zonat e tërmetit në rajonin e Abrucos në Itali. Ai lajmëroi se Konferenca do të japë edhe 2 milion euro pas 3 milionëve të dhëna për emergjencën. Prelati vizitoi të sëmurët në spitalin fushor dhe pasdite, kremtoi Meshën në mes të tendave në Akuila. Ndërkaq, tërmeti nuk e lë të qetë Abrucin. Mbrëmë, në orën 23.14, një lëkundje tjetër prej 4,9 gradësh të shkallës Rihter u dëgjua deri në Romë.







All the contents on this site are copyrighted ©.