NGADHNJIJA E KRYQIT 1 Nji ditë nder dit atje n’qytet t’amshuem, Kur
enč ky ligjë t’randë mbarë dheut i vęte, Nji Galileas, peshkatár i shuem, Atje
po zęte. 2 As n’kambë koturn, as togë mbi shtat nuk kishte, As shpatë
mizore nuk i varej ijes; Por veç nji Kryq visari i tij t’tânë ishte, T’ tânë
shęj’ i madhnijes. 3 Me atë Kryq në dorë atje m’atë ditë ai duli E
n’sŷ t’Cezarit, t’ Rromës e t’rruzullimit Në Vatikan ai Krygjen shęjte e nguli
Shęj’n e Shelbimit. 4 Ehu ! kush kisht’ thânë atë herë se n’t’endun
t’motit Cezari e Rroma e rruzullimi unjí Do t’i a perkulshin gjű’n korís s’Golgotit
Me pervujtni ? 5 Kush kishte thânun se nji bimë zabelit N’vedi
do t’kishte njaq fuqí grumbllue, Sá shekllit t’ rręjshem fill e prej themelit Faqe
me i ndrrue?... 6 Po, rán n’dritë t’Kryqit idhujt e u rroposen, Augurt
u zhduken, tempujt edhe u rrxuen: Dodona, Delfi, fallet edhe u sosen Krejt
u harruen. 7 T’ randat veriga u kputen t’robënís, Tirajt fashiten,
doket edhe u dliren; Habitun fiset t’tâna t’rrokullís, Kah Kryqi u priren. 8
E n’rreze t’Kryqit, m’t’ cillen vetë Dashtnija N’mjet tokës e qiellit pezull
ndęj per né, Ata me njohtun xűn se ç’âsht vllaznija Permbi ketë dhé. 9
Shűjten e dhunshme shkrehi Kanibali, Robin bujari e thirri vllá n’sy t’Lumit, E,
zęmerdhimbshem, me dorë dhânse ndali Lott e t’mjeruemit. 10 S’i
dau mâ popujt gjuha, e tregu, a fisi, As s’i dán lume, as male te madhnueshme, Por
u njisuen per Kryq, si degë t’njaj lisi, Me Fé t’hyjnueshme. 11 Nen
ligjë t’dashtnís filloi me gzue atë herë niri Njatë kohë lirijet prej kahmot t’premtueme, T’cillen
me e dhânun sheklli nuk ka hiri Veç Krygjes s’lume. 12 T’falem,
o Krygjë, shpresa e rruzullimit, Qi kohen arit, prej Profetësh permendun E kndue
nder kanga, vetem ti njerzimit Nise m’i a endun. 13 T’ vertetë lirín,
po, nierit ti i a prűne, Popuj e fise me dashtní vllaznove, T’padijes terrin
n’shekull ti perzűne: Dhén qytetnove. 14 E ků janë rritë veç hijes
s’ate burrat, Qi do t’permenden per sá t’rrjedhe jeta, Të cillt kerkuen e gjeten
t’dijes gurrat T’kjarta e t’verteta? 15 N’per rreze t’ua Toma, po,
e Augustini Fleten e mendes rrahen nalt kah qiella, E punët, qi njeh n’Parrěz
veç Kerubini, Na i zbluene t’kthiella. 16 Mjeshtrit i a mbajte doren
nder punë t’mbara, E bukurí Ti para sysh na qite, Popull a fis qi kurr n’ketë
jetë perpara Njohtun si ki’te. 17 Ti t’shkretë mundqarit i a bekove
punen, E lot mbi dhé nuk lae me rá pa hiri; Travajët e thyeshme pse shęjtnove
e dhunen, Qi pson i miri. 18 Po, sod këndon robnesha nder travajë, Kahdo
qi âsht shtrî mbretnija e jote e lume, Ke e din ajo se edhe per fmij të sajë E
ka ‘i jetë t’gzume. 19 O Krygjë, o gurrë, kah rrjedhë per né gjith mshrira. Deh!
Shtrij krahët t’ú kahdo rreh dielli e hâna, E fise e popuj, sa permbledhë hapsira, Pershîj
të tâna. 20 Pse veç atje, kű kapë mbretnija e jote, Lirín e pagjen
gzon n’ket jetë njerzimi, Sundon dashtnija, shpresa s’âsht e kote: Gjindet shelbimi.
Atë
Gjergj Fishta, “Ngadhnija e Kryqit”, “Vallja e Parrizit”, bot. II, Shkoder, Sh. Bot.
“Atë Gjergj Fishta”, 1941, fq 11-1