1 Pezull n’mjet tokës e qiellit, Atje mbi krep t’Golgotit, N’per
ag t’pergjakshem t’diellit Ulë kryet i Biri i Zotit, Masi me ‘i zâ t’pushtueshem Dha
shpirtin e hyjnueshem Nder duer të Atit t’ vet.
2 E Ama, zbé
si qiri, Prej dhimbet bâmun guer, E sheh kah kryet i Biri E ulë permbi krahnuer: E
sheh, e mâ fort zêmra I therë atëbotë, e thêmra, Tu’ u dridhë, mâ m’tokë s’i
shklet.
3 Por, kah s’don me mendue Se i biri shpirt ka dhânun, I
kandet me kujtue Se Ai don ndo’ i fjalë me i thânun; Prandej me dashtuní, I
qaset Krygjes s’Ti E i thotë plot ambelcim:
4 Qe Nana jote, o
Djalë! Qe Nâna, o Bir, ngjat teje ! A don me m’thânë ndo’ i fjalë, Qi ule
kryet prej meje? - Po a fort gojen t’idhnuene Me atë tamth, qi tash t’a
kuene Kta njerz të lém n’verbim?-
5 - Por m’Kryq i Biri shuete, E
veç nji ushtimë termetit Qi t’dekunt n’vorr i shquete, Qi tundte ujët e detit. Qi
male e krepa çáte, Qi n’tempull tisin dáte, Per Tê t’pergjegjun kjè!
6
U dridh atëbotë e Ama, Por krejt s’e la shpëresa; E tue shungllue enè
gjâma, Tu’ u trandë e dheut ndertesa, Me dorë kamben i a prekë, N’uzdajë
se nuk ka hjekë, Se shpírt s’ka dhânë enè.
7 Por se me dorë tue
ndî’. Se kamba ftohun ishte Me gjak e cilla isht’rî, Tue pá se Djalë mâ s’kishte, “Ahi”
fshâni ‘i herë prej dhimbet, E, si nji dritë kah shkimet, Gadi nen Kryq u pak.
8
E páne Êjët të qielli E ftyren me fletë mbluene; U muz mâ kobshem dielli, Humneret
prap gjimuene: I Amshuemi, edhe Atê e pá, E dhimbë per Tê i rá, E mnís atë
herë vû cak.
9 U vesh në zí natyra, Bregut u thane plepat, U
vrâ e qiellës pasqyra, Plasen prap dhimbet krepat, E u veshken fushës zymbylat, E
u eshten n’mal bylbylat: Mbarë rruzullimi ankoi.
10 Vetë Rromakut
gjaksuer Qi t’Bir ‘n i a bâni t’dekun, Zêmra i gufoi n’krahnuer, Ashtû ka’
e pá të lmekun; E kah prej malit zdrypi Ai t’Lumit mshirë i lypi, Pse aq
t’dhimbshme Nânë mjeroi.
11 Veç ti, moj zêmra e ême, Veç ti
të lodhët nuk ké, E, egersue, nuk trême Ashtû ka’ e sheh ti zbé, Njatê, qi
kje nder bija Si li lnder kulumrija Si drita kúr agon.
12 Po
kje se ti nuk pihe N’gjith ketë mjerí t’shemtueme, Po kje se ti nuk shkrîhe Kah
sheh sa atë Nânë t’bekueme Heshtat zêmren i a therin, Mâ t’fortë se ty mermerin, M’kallzo
se kû kerkon?
Atë Gjergj Fishta, ‘Vallja e Parrizit’,
Rilindja, Prishtinë 1997, fq 247-250.