2009-04-11 17:55:18

Ati i Shenjtë në përfundim të Udhës së Kryqit: Vdekja e Krishtit i jep kuptim vuajtjes.


(11.04.2009 RV)Të kundrojnë fytyrën e masakruar të Krishtit: natën e së Premtes së Madhe, në përfundim të Udhës tradicionale të Kryqit në Koloseo, Benedikti XVI i ftoi të krishterët t’i sjellin sytë nga ai, që mori mbi vete gjithë mëkatet tona e ankthet tona, e të luten posaçërisht për njerëzit që vuajnë në tokën e Akuilës, të masakruar nga tërmeti. Fytyra e Krishtit sot – tha Benedikti XVI – pasqyrohet në fytyrën e çdo njeriu të poshtëruar, të fyer, të sëmurë, të vuajtur, të vetmuar, të braktisur e të flakur padrejtësisht nga radhët. Fjalët e Papës i bënë jehonë meditimeve të kryeipeshkvit indian të Guvahatit, imzot Tomaz Menamparampil, të cilat u lexuan nga Paola Pitagora e Oracio Koklite.
Udha që bëri dymijë vjet më parë Krishti, duke u ngjitur në Kalvar, është pasqyrë e udhës së njerëzimit në shekuj e pasqyrë e gjallë e dhimbjes në botën e sotme.







All the contents on this site are copyrighted ©.