2009-04-10 15:12:58

Dom Lazer Shantoja ‘Quid est Veritas’


(10.04.2009 RV)Nazarenit nji ditë, vertetës hyjnore
qi njerin per me pshtue kish zdrypë prej Empirit,
nji nieri veshun me madhnii rregjinore,
“Çka âsht e Verteta” i tha, o biri i nierit.

Gjegji si Zot! e aj nieri paa pasë kore
e njef t’pafaj, e kshtû ja lshon dishirit
t’nji popllit t’praksuem, e duert gjaksore
mêrr e laan m’nji legén, paa pasë fee mshirit.

“Çka âsht e Verteta” o nieri, ‘i ditë dhé tye,
tash t’pvetë i forti, qi kurr t’drejtes t’ngratit
t’pafaj nuk kaa zakon me i dhanë arsye;

N’folsh ndrejtë, tash t’dnojn! por kuer me ujë t’Pilatit
duert e ndyta tash lajn, ti thuej ner sy:
Mizorë!Tash kem m’u paa n’fushë të Jozafatit!

Marrë nga Lazër Shantoja, ‘Vepra’, Shkodër 2005, fq. 119







All the contents on this site are copyrighted ©.