Ambasadori i Shqipërisë në Itali, në Aquila, pranë shqiptarëve të dëmtuar nga tërmeti
(10.04.2009 RV)Tragjedi e dhimbje
e thellë, që nuk bashkoi vetëm njerëzit, por edhe kombet, duke bërë të ndjehet fort
rrahja e zemrës së asaj, që Papa Benedikti XVI e quan “familja e madhe njerëzore”.
Kjo familje, solidare më shumë se kurrë, mori e merr pjesë në të gjitha mënyrat në
fatkeqësinë që goditi Akuilën në Itali. Pikërisht në Aquila e Paganika, pranë bashkësisë
shqiptare që qan disa të vdekur, ndërmjet të cilëve edhe një fëmijë nga Shkodra, ishte
ambasadori i Shqipërisë në Itali,Zoti Llesh Kola, sot i ftuar në mikrofonin
e don David Gjugjës:......