2009-04-09 15:41:43

Sekretari Shtetit Vatikanit, kard. Bertone do të kryeson Meshën e salikimeve për viktimat e tërmetit në Abruco.


(09.04.2009 RV)Ati i Shenjtë duke i mirëpritur të gjitha kërkesat e autoriteteve civile dhe fetare Italiane, ngarkoi Hirësinë e tij Sekretarin e Shtetit Kard.Tarçizio Bertone, të udhëheqë të premten, me 10 prill, kremtimin e Meshës së Dritës për viktimat e tërmetit që tronditi Akuilën dhe zonat përreth.
Duke marrë në konsideratë rrethanat e jashtëzakonshme të kësaj ngjarjeje Kongregata për Kultin Shenjtë dhe Disiplinën e Sakramenteve lejoi kremtimin e një Meshe Shenjte Drite, pavarësisht normave, sipas së cilave të Premten e Madhe nuk parashikohen rite të tjera përveç atyre të “Mundimeve të Tenzot”
Si shenjë e afërsisë personale të Papës me ata që vuajnë për shkak të tërmetit, në salikime do të marrë pjesë edhe Sekretari i Posaçëm i Benediktit XVI, Imzot Georg Genshvajn.







All the contents on this site are copyrighted ©.