2009-04-08 12:24:26

Papa Benedikti XVI ka ndër mend të shkojë në Abruco posa të jetë e mundur për ti sjell ngushëllimin e tij personal popullsisë së goditur nga tërmeti.


(08.4.2009 RV)Personalisht Papa e dha lajmin sot gjatë audiencës së përgjithshme mbajtur në Vatikan. “Shpreh edhe një herë afërsinë time shpirtërore – tha Papa – me bashkësinë e dashur në Akuila e vende tjera që janë goditur ashpër nga tërmeti këtyre ditëve, që ka shkaktuar shumë viktima, të plagosur e dëme të mëdha materiale”. “Edhe një herë - vijoi Ati i Shenjtë Racinger – dua t’u them këtyre popullsive të dashura se Papa ndan bashkë me ta dhimbjet e shqetësimet dhe posa të jetë e mundur do të shkojë për t’i vizituar. Ta dini se Papa lutet për të gjithë, duke kërkuar përdëllimin e Zotit për të vdekurit, ndërsa për familjarët dhe ata që kanë shpëtuar ngushëllimin amnor të Zojës së Bekuar e mbështetjen e shpresës së krishterë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.