2009-04-08 17:41:25

Ceremonia e "Birkat Hachama", një herë në 28 vjet


(08.04.2009 RV)Mëse 50 mijë vetë u mblodhën sot paradite para Murit perëndimor të Jeruzalemit, apo Murit të Lotëve, siç njihet, për të marrë pjesë në lutjen e “Birkat Hachama” apo të “Bekimit të Diellit”. Kjo lutje bëhet nga hebrenjtë një herë në 28 vjet, kur, sipas Talmudit (një nga tekstet e shenjta të hebraizmit), dielli arrin në të njëtin pozicion që ishte në momentin e krijimit. Këtë vit, data përkon me pragun e Pesah, Pashkët hebraike. Kjo ceremoni është bërë edhe kudo ku ka hebrenj në botë. Në Nju Jork, njëra prej lutjeve u bë pranë “Ground Zero”, ku më parë ngriheshin Kullat Binjake.







All the contents on this site are copyrighted ©.