2009-04-08 17:51:05

Bukuria e Kryqit në lirikën moderne shqipe.


(9.4.2009 RV) Udha e Krygjës
Nëpër natë
hapat e mi
si pllamba të vala
ma prekin cipën e trunit
e rruga mbushet
gishta, duer e thoj.

Sulmojnë mendime të paplakshme
që në të folme të përditshme
quhen të paharrueshme
e ndalem ndër stacionet e dhimbjes
si në nji timen Udhë të Krygjës.

Kreshmë

Qëndroj në kambë para vitrinës së mishtarit.
U coptuen gjymtyrët e mia
e të varuna i shof ndër krraba.

Të mitë nuk hanë mish.
Mbajnë ende kreshmë.

Primo Shllaku, Marrë nga “Edhe fjalët shkojnë në ferr” – Poezi; Tiranë, 2005, fq. 66, 66



 







All the contents on this site are copyrighted ©.