Bukuria e Kryqit në letërsinë shqipe: 'Krishti në Kryq'
(08.4.2009 RV) 'Krishti në Kryq!'
Kqyr, shpírt, me ‘i të kqyrun dhimbet, Kah
des per tý nji Zot: Kah des tuj bartë mundimet, Kah des nder të vështira plot!
Aj
shleu per né krejt mkatin, Tu’ e mârrë vetë per randim; E né n’a çili fatin E
pagjës në tokë e n’amshim.
Darka e mbrâme
Dashtnín hyjnore
tui soditun Qi ké o Shelbues i jon’ per né, Un para sŷsh t’kam me Apostuj Kur
mbledhun ti n’dark’ t’mbrâme kjé
Ti buken je tui thye, kelshęjtin Ti vet’
po m’paraqet e thue : Ky â korpi i ęm e gjaku, merrnje, Dashtnín mendo qi kam
per jue.
Pagja kjoft’ me ju
O Zot, Shelbues i njerzimit, Me
goj’ na ké kalxue Vet’ fjalen e shelbimit: Krejt pagja kjoft’ me jue.
O
Kij, qi flî t’u bâmun, Ke shlye ç’do faj t’njerzís Na ço pra pagjen t’ânde Me
hirin e dashtnís.
Me Gjak t’and, Krisht, Ti na shperbleve.
O
Babë deh! Kqyr me sŷ mishriret Mbi zęmer t’onë qi Tý të kerkon: E nëper t’and
Bír dikoj Ti hiret Mbi shpirtin t’onë, qi në Ty shpreson.
Me Gjak t’and,
Krisht, Ti na shperbleve, Me Gjak t’and, Zot, na xore hír: Ti, qi fuqín e ferrit
theve, Per né mkatnorë të késh dhimbë e mëshrirë!
Cikël këngësh tradicionale
që këndohen për Pashkë. Marrë nga oficja ‘Visari shpirtnuer’ , Botim i katert
i perkujdesun prei etenve jezuit, ribotim i ‘Hazna e Kongregacjonit i Atit Iungu S.J.,
përkujdesë prej të Nd. Dom Ndré Mjedja, Winterberg-Çekoslovakí, Shpi Botuese
Katolike J. Steinbrener, 1936, fq 510- 515.