2009-04-08 13:33:59

Atë Leonard de Martino: Pushimi XII dhe XIII


Pushimi XII

 
Jezu Krishti des mb’ Kryq

S’po i bâhet me shikjue
T’Krijuesit t’vet mbarimin.
Mbledh rrezet Dielli, e idhnimin
Tuj terratís difton.
 Rraposet trolli i shekullit,
E lumja pérd coptohet
Me váj gjith-çka po mblohet,
Gúr e mermer loton!

Pushimi XIII

 
Jezu Krishti zhdripun Kryqjet

 
Kryqjet i a ulin t’Birin,
Dekun, të ftoft, marue...
Tuj dnés e tuj gjimue
Zojes në prehen i a vên.

Ajo e merr n’grýk e shuemja,
Kurr tuj e puthë nuk ngihet;
Zemra me lot po i shkrihet,
E kurr ngushllim nuk gjen.







All the contents on this site are copyrighted ©.