2009-04-07 17:36:28

Vajtimi i Marisë te këmbët e kryqit


(07.4.2009 RV) Vajtimi i Marisë te këmbët e kryqit
Bir, si të vranë?
Mua ku më lanë?
Si nuk patën pak mëshirë?
Si s’u gjet njeri i mirë?
Bir, si të varruan!
Bir, si të mbaruan!
Ku të vajti hijeshia,
Qe gëzonte ditët e mia?
Shiko si të nxinë,
Shih si të pështynë!
Si të bënë, o Bir-o;
Gjithë gjak, mjera un-o !
Nga të erdhi kjo kurorë?
Kush ta theri atë dorë?
Këto këmbë kryqëzuar,
Gozhdash që të dyja shpuar?
Edhe zemrën ta varruan;
Me një heshtë ta shporuan…
Oi , Bir, sa mjerim!
Merrmë me vete, Biri im!
Pa t’im Bir, un’ si të rroj ?
Kete thikë si ta duroj ?
Në Ty , Bir, dua të fshihem, Në varrë tua dua t’mbyllem!
Përshtatur nga arbërishtja në gjuhën e sotme shqipe.

Jul Variboba (nga "Gjella e Shën Mërisë Virgjër")







All the contents on this site are copyrighted ©.