2009-04-07 15:31:35

Ati i Shenjtë do të kthehet në Val d’Aosta për pushimet verore. Lajmi u konfirmua nga Imzot Xhuzepe Anfosi, ipeshkëv i Aostës.


(07.04.2009 RV)Papa Benedikti XVI do të kthehet në Val D’Aosta në muajin korrik për të kaluar pushimet verore në Le Kombë, në bashkinë e Introdit. Lajmi u konfirmua zyrtarisht sot paradite me një notë të ipeshkvit të Aostës, Imzot Xhuzepe Anfosi, në të cilën ai i shprehu Atit të Shenjtë gëzimin dhe mirënjohjen e dioçezës së Aostës dhe të gjithë Luginës së Aostës për këtë gjest miqësie dhe afërsie nga ana e Papës si edhe i garantoi atij praninë në lutjet e meshtarëve dhe të besimtarëve”. Më përpara ipeshkvi kishte informuar edhe presidentin e Krahinës, Augusto Rolandin.
Për Benediktin XVI ky do të jetë viti i tretë që kalon pushimet në këtë zonë. Në të njëjtën bashki, në Le Kombë, pra, ka qenë për pushime edhe paraardhësi i Benediktit XVI, Papa Gjon Pali II.
Për bashkësinë e Val d’Aostës prania e papës këtë vit merr një domethënie të veçantë, duke qenë se përputhet edhe me Vitin Anselmian, nëntëqindvjetorin e vdekjes së Shën Anselmit, ipeshkëv dhe filozof, lindur në Aostë në 1033. Këtij shenjti Krahina, dioçeza, Universiteti i Val d’Aostës si edhe Akademia e Shën Anselmit, i kanë kushtuar një sërë programesh të pasur në ngjarje kulturore.







All the contents on this site are copyrighted ©.