2009-04-06 15:41:48

Është rritur në 91 të vdekur e qindra të zhdukur bilanci i përkohshëm i tërmetit që ka goditur në agim Abrucon


Tërmeti në Abruco të Italisë: lëkundja e tokës prej 5.8 ballësh të shkallës Rihter ka goditur rreth orës 03:30 minuta qytetin Akuila e zonën përreth Abrucos, ku së paku 26 komuna janë prekur nga tërmeti që ka shkaktuar 91 të vdekur, me qindra të plagosur e mbi pesëdhjetëmijë të pastrehë. Në vend vazhdojnë ndihmat e shpejta. Numri i viktimave me orë mund të rritet, pohojne burimet zyrtare të qeverisë italiane. Lëkundje të tjera të lehta tërmeti që janë regjistruar, shtojnë ankthin tek banorët.







All the contents on this site are copyrighted ©.