2009-04-06 12:26:19

Papa lutet për viktimat e tërmetit në rajonin e Abrucos në Itali dhe inkurajon operacionin e ndihmës


(06.04.2009 RV)Dhimbje e Benediktit XVI për viktimat e tërmetit, që gjatë natës së djeshme goditi fuqishëm rajonin e Abrucos në Itali. Në një telegram, të nënshkruar nga sekretari i Shtetit, kardinali Tarçizio Bertone, drejtuar kryeipeshkvit të Akuilës, imzot Xhuzepe Molinari, Ati i Shenjtë shpreh pjesëmarrjen e tij në dhimbjen e popullsisë së goditur nga ngjarja tragjike. Lajmi dramatik, lexohet në telegram, e mbushi me mallëngjim shpirtin e Papës. Duke siguruar lutjet më të zjarrta për viktimat, në veçanti për fëmijët, Papa i kërkon Zotit ngushëllim për familjarët dhe u jep guxim të gjithë atyre që po merren me operacionin e ndihmës. Në fund, Benedikti XVI u jep të gjithëve Bekimin e tij apostolik.







All the contents on this site are copyrighted ©.