2009-04-06 17:43:04

Ivanov fiton në zgjedhjet për President të Maqedonisë.


(06.4.2009 RV)Komisioni qendror i zgjedhjeve në Maqedoni ka njoftuar se zgjedhjet e katërta për President të Republikës së Maqedonisë i ka fituar Gjorgje Ivanov, kandidat presidencial i koalicionit të udhëhequr nga qendra e djathtë në pushtet (VMRO DPMNE ja) me 437 mijë vota. Kandidati tjetër rival nga LSDM ja, Lubomir Fërçkovski fitoi 252 mijë vota, duke pranuar fitoren e kundërshtarit politik. Pjesëmarrja në votime ka qenë 42,61 për qind, pra pak më shumë se kuorumi i 40 për qindëshit që është caktuar nga kushtetuta e Vendit.
Në zgjedhjet parlamentare në Moldavi kanë fituar bindshëm komunistët në qeveri. Partia e Presidentit, Vladimir Voronin, ka arritur fitoren me 45 për qind të votave, njofton instituti për "Politikë të Hapur" në Çisinau. Tri partitë opozitare, që propagandojnë një afrim të ish Republikës Sovjetike në Bashkimin Evropian mundën të fitojnë së bashku 37 për qind.
Socialdemokrati Ivan Gasparoviç është konfirmuar në postin e presidentit të Sllovakisë. Në turnin e dytë të zgjedhjeve e djeshme për President, ka fituar 55,5 për qind të votave kundër 44,4 për qind që ka fituar kundërshtari tij, kandidat i qendrës së djathtë, Iveta Radicova.







All the contents on this site are copyrighted ©.