2009-04-06 12:33:58

Italia: tërmet i fortë në Abruc të Italisë. Viktima e dëme në Akuila e rrethina.


(06.04.2009 RV)Ishte ora 3.32 e natës së djeshme, kur toka u lëkund përsëri në Abruc, pas tërmeteve më të vogla të ditëve të kaluara. Kësaj radhe, 5,8 gradë të shkallës Rihter. Qytetarët e Akuilës dhe të fshatrave përreth dolën menjëherë në rrugë, por kjo nuk e pengoi shembjen e ndërtesave. Me kalimin e orëve, bilanci i viktimave bëhet gjithnjë e më i rëndë e, edhe më të shumtë janë të plagosurit e të pastrehët. Ka filluar menjëherë ndërhyrja e Mbrojtjes Civile. Kreu i saj, Bertolazo e ka quajtur këtë tërmet “tragjedinë më të madhe italiane të Mijëvjeçarit të ri”.








All the contents on this site are copyrighted ©.