2009-04-06 17:30:17

Atë Leonard de Martino: Pushimi X dhe XI


Pushimi X

Jezu Krishti â zdeshun petkash

 
Kurr Arka e Perendisë
Pérdjet nuk kje shkretnue;
E zdésh nji Zot e zblue...
Ket çúd kush e duron?

Eni me shpejt prej qiellës,
O Êj, e mos pritoni;
Me flét praruem t’a mbloni
Bukrín qi qillt gazmon.

Pushimi XI

 
Jezu Krishti â gozhdue mb’Kryq

 
Váj! Me sá pezm Xhudhít
Permbi at Kryq po e shtrojn;
T’egjer si ujq’ fillojn’
Çekiçat per me i rráh.
 Kîji i Tenzot s’po ankohet,
Mij halle e kan rrethue;
Váj! kâmb e duer gozhdue
Gjak rrjedhin per gjithkah!







All the contents on this site are copyrighted ©.