2009-04-06 17:40:27

Asnjë marrëveshje në OKB, pas hedhjes së raketës koreanoveriore


(06.04.2009 RV)Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që u mblodh mbrëmë në Nju Jork, nuk arriti të gjejë konsensusin mbi përgjigjen që i duhet dhënë veprimit të Koresë së Veriut, e cila dje hodhi në orbitë një raketë-satelit. Piongjangu flet për një satelit eksperimental për telekomunikimet, ndërsa bashkësia ndërkombëtare mbështet tezën se raketa është ushtarake. Japonia, SHBA-të dhe Franca kanë kërkuar marrjen e masave kundër Koresë së Veriut, por vende si Kina e Rusia frenojnë. Diskutimi në OKB vazhdon, ndërsa Japonia do të vendosë të premten për sanksionet kundër vendit komunist.







All the contents on this site are copyrighted ©.