TË KRYQZUEMIT In fide vivo Filii Dei, qui dilexit Me et tradidit semetipsum
pro me. (Ad Gal. II. 20) 1 Qiella âsht muzë e shkimë âsht dielli; Dridhet
toka tue gjimue; Rruzullimit trandet shtielli; Gjâmen t’dekunt kanë vezhgue; Shkambîjt
tmera po i pershkon. 2 Tisi i tempullit âsht shkye, Rrebtë ka shekllin
trandë thellimi. A natyra âsht tu’ u shperthye E rroposet rruzullimi, Ase
Zoti diku pson. 3 Jo; pson Zoti! T’Izraelit Bijt e prujtun m’mal
t’Golgotit Mbi nji t’ashper drű zabelit Kryqzue paskanë t’Bir’n e Zotit: Krejt
e paskanë lá me gjak. 4. N’atë shemtim, n’atë mizorí Kqyrë i Ati
nalt prej qiellet; E, kah sheh atë kob të zi, Idhshem mnija xęn e i pshtiellet, Edhe
mshirës i vęn ai cak. 5 Rrebtë mbi shekull vrâ ka ftyren, Edhe kapë
rrufén njifillit Me turshî gjithmbarë natyren. Struken Engjutj hijes s’qiellit, Heshtë
natyra n’mjerim t’vet. 6 Hikni popuj, hikni fise! Hikni, po, jashta
ktij sheklli; Pse mbi t’eprat, m’t’ poshtrat vise, Prej ksi kobi, prej ksi mreklli, Mnin
e Zotit gjâ s’e pret. 7 Hikni vrap, po; kah kujtoni Se nji Zot,
Krijuesi i Empirit, Qi i fuqís e i s’ Drejtës âsht froni, S’do t’perligjë gjakun
e t’Birit Qi po derdhni me poshtnim? 8 Mnershem qiella, qe, u kercnohet;
Per nen kambë don me u hikë bota; Rruzullimi âsht kah zhgatrrohet; Janë
kah shuhen stinë e mota: S’bân, jo, Zoti kaq shemtim! 9 Veç nji fjalë
i Biri t’flase, Veç nji ankim t’a bâjë mbi jue, Se krijimi do t’humbase Se
edhe jeta ka me u shue: Lesker shekllit kund nuk jet. 10 E qe i Biri
pre’ atij drűni M’ t’ cillin ju mberthye e kini, M’ gozhda shtatin Aj e xűni, Edhe
kryet kah qiella ngrini, Dishka Atit per ju i flet: 11 “Fali, o Át,
deh! Njerzt Ti fali! Pse shka bâjn nuk jane tue dijtun:” Oh! Pse tash s’po trandet
mali... Pse xęn dielli prap me shndritun... Persč u kthiell si moskurraj.... 12
Shka? a vetë dashka i Biri i Zotit Mnín e vetë me zbutun, Ke, m’ drű pezull,
m’shkam t’Golgotit, Per anmiq âsht tuj u lutun Qi m’u a falë mâ t’randin faj?... 13
O dashtnija e Fjalës s’mishnueme Po a edhe m’kryq per bij’ t’ Adamit Fjalët
Ti i paske t’ambeltueme... E me i pruejtë Ti dashke damit… E me i pá me lumně
plot? 14 Ah! ktű. Popuj, ktű ju fise! Ktű, po, ktheni m’shesh t’Kalvarit! S’kęnka
droje, jo, n’kto vise, Kű vete Flija n’sŷ t’ Gjyqtarit Gjaksve t’vet u dalka
zot. 15 S’ paska kęnë, jô i vrashtë Rromaku, Qi per dekë gjikoi
t’Amshuemin; E Judeut as etja e gjakut Njitë s’e paska m’kryq te Lumin: Dashtunija
Atę e kryqzoi! 16 Dashtunija me flakë t’ veta, Po, ato gozhda i paska
prehun, M’t’cillat pezull randon Jeta, Si Davidi ‘i herë pat shprehun, Nder
vegime ka’ i skjyrtoi. 17 M’ faj t’ Adamit dheu perlye Velej Hy’it
n’shatorre t’kthiella: Por, të randë atë faj me shkmbye, Gjak nji Zoti lypte
qiella, Gjak t’paçmuem, shka nierzt nuk kan. 18 N’dashtuní ndezun
per né, Qe atë herë Fjala e Perendís Bâhet nieri e zdrypë mbi dhé; E p’r
atë faj të rrokullís Flîje vehten Ajo e bân. 19 Sod njai gjak, qi
u lyp prej t’Lumit Çmim perdlimit per rod t’nirit, Gurrë prej varrvet rrjedhë
t’amshuemit Gurrë mishriret edhe hirit Per gjith t’bijt e mnís s’ Tynzot. 20
Sod, po, âsht shue mnija hyjnore, Edhe deka âsht mujtë e mnershme; Preja
ferrit dalë ka dore; Shtypun krejet hidra e hershme Kján trathín e vet me lot. 21
Qiella e toka, bashkë pajtue, Nji besë t’ambel vęn dashtnije; Qiella e
toka pse vllaznue Janë n’per Gjak t’s’ hynueshmes Flije, Qi per tokë mbi Kryq
rekton. 22 Kohë e ré, po nisë m’u endun Rruzullimit prej kso bote, Si
profeta e pat permendun: Kohë mishriret, qeti-plote, Kű dashtnija veç mbretnon. 23
Shue, prá, kjoftë kushdo bir deket Ngroftë në zęmer mni mbas sodi; Dielli
dheut, pse kahdo rreket Sot t’tânë popujt janë nji rodi: Gjaku i t’ Lumit i
vllaznoi.24 O Ti Gjaku i Flîs s’hyjnueshme, Fise e popuj qi vllaznove, Deh!
‘dhe n’dritë të jetës s’lumnueshme, Me çmim t’And qi na fitove, Fise e popuj
Ti bashkoi.
Atë Gjergj Fishta, “Të kryqzuemit”, “Vallja e Parrizit”, bot. II,
Shkoder, Sh. Bot. “Atë Gjergj Fishta” , 1941, fq 7-10