2009-04-03 18:19:46

Papa emëron imzot Nikols ipeshkëv të Uestminsterit


(03.04.2009 RV)RealAudioMP3 Benedikti XVI pranoi kërkesën për dorëheqje nga drejtimi baritor i kryedioqezës së Uestminsterit, paraqitur nga kardinali Kormak Marfi O’Konorr, që ka mbushur moshën e pensionimit.
Ipeshkvi i ri metropolit i Uestminsterit, të cilin Papa e transferoi nga selia e Birmingamit, është imzot Vinsent Gerard Nikols, teolog i njohur anglez, në moshën 63 vjeçare.
Kardinali O’Konorr, i cili më 22 gusht do të mbushë 77 vjeç, e drejtoi selinë e Uestminsterit që nga viti 2000. Luajti një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e atmosferës së dialogut me Kishën anglikane.







All the contents on this site are copyrighted ©.