2009-04-03 18:21:08

Mesazh i kardinalit Toran drejtuar budistëve për festën e Vesakh


(03.04.2009 RV)Të zgjidhet varfëria e brendshme, shpirtërore, që e pastron njeriun nga egoizmi, e të luftohet ajo e jashtme, që e fyen dinjitetin njerëzor. Është sfida në të cilën impenjohen katolikët, sipas mësimeve të Papës, sfidë që përkon me dëshminë e shkëputjes nga pasuritë, ofruar nga budizmi. Kështu shkruan kardinali Zhan-Lui Toran, kryetar i Këshillit Papnor për dialogun ndërfetar, në mesazhin tradicional drejtuar ndjekësve të budizmit me rastin e festës së tyre të afërme të Vesakh. Ky kremtim i përvitshëm – vijon kardinali Toran – u krijon katolikëve mundësinë për të shkëmbyer urime me miqtë e të afërmit e budistëve e për të forcuar kështu, lidhjet aktuale të miqësisë. Janë lidhje të cilat dëshmojnë gjithnjë më qartë – nënvizon kardinali Zhan-Lui Toran- se ne, së bashku, duke u qëndruar besnikë traditave përkatëse shpirtërore, jemi në gjendje jo vetëm të kontribuojmë për mirëqenien e bashkësive tona, por edhe të mbarë bashkësisë njerëzore.
Posaçërisht – vijon mesazhi – kur është fjala për luftën kundër atij tipi të varfërisë, bijë e konsumizmit, që i pengon njerëzit e familjet të jetojnë me dinjittet, sepse fyen drejtësinë e barazinë dhe kërcënon bashkëjetesën paqësore.







All the contents on this site are copyrighted ©.