2009-04-03 18:19:05

Atë Lombardi: habi për rezolutën e Dhomës së Deputetëve të Belgjikës, e cila kritikon Papën për Sidën.


(03.04.2009 RV)RealAudioMP3 Ipeshkvijtë e Belgjikës shprehën keqardhjen e tyre për një rezolutë të miratuar dje nga Dhoma e Deputetëve, e cila i quan “të papranueshme” deklaratat e fundit të Papës për luftën kundër Sidës. Në një notë të sotme, prelatët pohojnë respektin e tyre për “karakterin demokratik” të vendimit, por nënvizojnë se ai “nuk merr parasysh atë që ka dashur të thotë me të vërtetë Benedikti XVI”. Papa ka vënë në dukje se nëse njerëzit nuk edukohen me përgjegjësi ndaj marrëdhënieve seksuale, masat e tjera parandaluese të Sidës nuk e ndryshojnë situatën. Vendi ynë – shkruajnë ipeshkvijtë belgë – dhe Afrika kanë nevojë për një reflektim të qetë mbi të gjitha mjetet, që mund të përdoren për të ndalur Sidën. Të dëgjojmë opinionin e drejtorit tonë të përgjithshëm, atë Federiko Lombardi:
“Rezoluta e miratuar nga Dhoma belge e Deputetëve ngjall habi, meqë në çdo vend demokratik është e qartë se Ati i Shenjtë dhe Kisha Katolike janë të lira të shprehin qëndrimet e tyre e linjat e veprimit mbi argumente, që lidhen me këndvështrimin mbi njeriun e përgjegjësinë e tij morale, me perspektivat e impenjimit edukativ e formativ të personave, me kujdesin ndaj të sëmurëve dhe të vuajturve. Tradita dhe eksperienca e madhe e Kishës në fushën e formimit e në atë të shëndetësisë, në veçanti edhe në vendet më të varfëra, është kaq e qartë saqë nuk ka nevojë për demonstrime apo komente. Na vjen edhe të pyesim nëse qëndrimet e Atit të Shenjtë janë konsideruar me vëmendjen dhe seriozitetin e duhur, apo me filtrin jo objektiv dhe të paekuilibruar të jehonës së mediave perëndimore”.







All the contents on this site are copyrighted ©.