2009-04-02 19:56:10

Katër vjetori i vdekjes së Gjon Palit II. Shqipëria.


(02.04.2009 RV)Në kohën e vdekjes së Papës Gjon Pali II, president i Shqipërisë ishte Alfred Moisiu, i cili foli për Vojtilën duke e quajtur “Udhëheqës shpirtëror” të kohës sonë. Për Agjensinë franceze të lajmeve, Moisiu u shpreh kështu: “Është Papa që u ktheu shqiptarëve fenë në Zotin e në institucionet fetare, pas viteve të gjata të diktaturës komuniste. Jemi shumë të prekur nga vdekja e Papës. Jemi në zi, sepse Shqipëria ishte pjesë e lutjeve, e shqetësimit dhe e dashurisë së tij”. Kujtojmë se Papa Gjon Pali II vizitoi Shqipërinë më 25 prill 1993, duke shuguruar ipeshkvijtë e parë e duke u kthyer katolikëve hierarkinë e zhdukur krejtësisht nga komunizmi. Sot, Shkodra e kujtoi me nderim. Të ndjekim informacionin e Jolanda Babës RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.