2009-04-02 19:54:53

Gjon Pali II në kujtimet e shtegtarëve në katërvjetorin e kalimit në amshim


(02.04.2009 RV)“Gjon Pali II- shkruan tek gazeta “Osservatore Romano” e datës 2 prill 2009, drejtori i Programeve të Radio Vatikanit Atë Andrej Koprovski - ka qenë një mistik i vërtetë i cili diti të shikonte jo vetëm turmat por edhe të dallonte individët e veçantë”. Ai qe njeriu që e udhëhoqi krishterimin në aeropagun shoqëror, kulturor dhe politik të botës bashkëkohore.
Në shumë zemra janë të ruajtura emocionet, pamjet dhe fjalët të cilat njerëzit i sjellin ndërmend me shumë mall. Ja ca dëshmi që dhanë njerëz të ndryshëm në shtegtim sot tek varri i Gjon Palit II në katërvjetorin e kalimit të tij në amshim:

Përgjigje: Ishte shumë i dashur. Të përcillte shumë qetësi shpirtërore.

Përgjigje: Për mua ai është “Papa i im” sepse unë kam lindur në vitin 1979, kështu që jam rritur me të dhe për mua do të jetë gjithmonë Papa “i im”.

 
Përgjigje: Sipas meje Gjon Pali II ka qenë Papa që ka dhënë një shembull të madh, për qëndrimin e tij të hapur ndaj të rinjve. Ka qenë një personalitet i rëndësishëm i historisë së shekullit XX.

 
Përgjigje: Gjon Pali II ka qenë një papë me të vërtetë i jashtëzakonshëm dhe çdo gjë dhe çdo mendim na e sjell ndërmend. Është një kujtim i fortë që vazhdon të jetojë në zemrat tona.

 
Përgjigje: Pati ardhur në Komo dhe kur kaloi, u ndal. Më dha dorën. Unë i putha unazën. Nuk do ta harroj kurrë.







All the contents on this site are copyrighted ©.