2009-04-01 18:59:16

Muajt e ardhshëm, të dërguarit e Papës do të bëjnë një Vizitë apostolike në Kongregatën e Legjionarëve të Krishtit.


(01.04.2009 RV)RealAudioMP3 Atë Alvaro Korkuera, drejtor i përgjithshëm i Legjionarëve të Krishtit, i shpreh “Mirënjohje të thellë Atit të Shenjtë”, duke kumtuar lajmin që iu dha të gjithë sivëllezëve në një letër të 29 marsit: Vizitën apostolike të një ekipi prelatësh, dërguar nga Papa në institucionet e Kongregatës, siç është bërë e ditur edhe nga një letër tjetër, datuar 10 mars, drejtuar Legjionarëve nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone.
Lajmi, i shoqëruar nga tekstet e dy letrave, u publikua dje në internet nga vetë Kongregata, i shoqëruar me ftesën, drejtuar të gjithë anëtarëve të Lëvizjes Regnum Christi, të gjithë vëllezërve e miqve të Jezusit si edhe lexuesve – të luten e të bashkëpunojnë që kjo ndihmë e posaçme e Atit të Shenjtë të japë fryte të begata për thellimin e devocionit ndaj Zotit e të shërbimit apostolik ndaj Kishës.
Prej këndej mirënjohja e Atë Korkuerës, që frymëzohet nga përmbajtja e letrës së kardinalit Bertone, i cili vlerëson lart veprimtarinë e Legjionarëve të Krishtit, duke u shprehur edhe solidaritetin e tij e të mbarë Kishës, e sidomos, nga kujdesi atëror i Papës në këtë çast tejet delikat.
Çasti delikat ka të bëjë me faktet e rënda që u vërtetuan në jetën e Atë Marcial Maciel, themelues i Legjionarëve të Krishtit, i cili iu nënshtrua një hetimi nga ana e Kongregatës për Doktrinën e Fesë. Hetimi përfundoi në maj të vitit 2006, me ftesën drejtuar Atit Marcial për t’iu kushtuar një jete të veçuar, me lutje e pendesë, duke hequr dorë nga çdo detyrë publike por megjithëkëtë, faktet e rënda u ridukën edhe më pas.
Jemi thellësisht të hidhëruar – ripohon në letër Atë Korkuera - dhe i kërkojmë ndjesë të sinqertë Zotit e të gjithë atyre, të cilëve iu hapën plagë nga ky shkak”.

Lexuesit tanë, që dëshirojnë të dinë diçka më shumë, mund t’i drejtohen kanalit të Kongregatës në adresën www.legionariesofchrist.org ·







All the contents on this site are copyrighted ©.