2009-03-28 17:35:21

Shenjtorët e Javës sipas Kalendarit kishtar


(28.03.2009 RV)Të dielën, më 29 mars, Kisha kremton të dielën e 5 e të fundit të kohës së Kreshmëve, kohë shpirtërore që paraprin e përgatit festën e Pashkëve.
Kalendari kishtar përkujton edhe Shën Eustazin, ipeshkëv i Napolit dhe Shën Prenkën e Astit.

Të hënën, më 30 mars, sipas kalendarit kishtar, përkujtohet Shën Gjon Klimaku, abat i Sinait, Shën Amedeu IX i Savojës e Shën  Leonardi Murialdo.

Të martën më 31 mars, sipas kalendarit kishtar përkujtohet Shën Balbina, matronë romane e Shën Beniamini, diakon e martir.

Të mërkurën më 1 prill, kalendari kishtar përkujton festën e shën Venancit, ipeshkëv i Salonës e martir dhe Shën Ugos, ipeshkëv i Grenoblës.

Të enjten e ardhshme më 2 prill, Kisha do të përkujtojë Shën Vinçencin nga Paola, vetmitar, themelues i Urdhërit të Rregulltarëve të Vegjël dhe Shën Marinë egjiptiane.

E premtja e ardhshme më 3 prill, sipas kalendarit kishtar, është dita e festës së Shën Sikstit I papë dhe Shën Rikardit, ipeshkëv i Çiçesterit në Angli.

Të shtunën që vjen, më 4 prill, sipas kalendarit kishtar, do të përkujtohen Shën Isidori, ipeshkëv i Seviljes, doktor i Kishës dhe Shën Benedikt Moro, françeskan, që na kujtojnë se njeriu nuk duhet vlerësuar për aftësinë prodhuese, por për vlerat shpirtërore, me bindjen se atje ku njeriu nuk ka forcë të veprojë, vepron vetë Hyji.

Të dielën e ardhshme më 5 prill, bie e diela e Larit apo e diela e Luleve e të Mundimeve të Krishtit, me të cilën Kisha katolike fillon Java e Madhe dhe të Shenjtë të Pashkëve.
Po të dielën e ardhshme më 5 prill, kalendari kishtar përkujton edhe  festën e Shën Vinçencit Ferrer, meshtar domenikan dhe  të Shën Irenës, virgjër e martire.







All the contents on this site are copyrighted ©.