2009-03-26 16:13:55

Karitasi i Shqipërisë në kohën e Kreshmëve. Intervistë me drejtorin e tij, prof. Albert Nikollën.


(26.03.2009 RV)Koha e Kreshmëve, përveçse kohë pendese e agjërimi, është edhe kohë bamirësie. Të krishterët janë të thirrur ta ndjekin me vëmendje më të madhe fatin e vëllezërve të tyre nevojtarë e t’i ndihmojnë me sa munden e si munden. Kisha flet në këtë periudhë për bamirësi e dashuri. Nuk mund të mos kujtojmë, në vitin kushtuar Shën Palit, fjalët e famshme të Apostullit të Popujve: “Po ta kisha dhuratën e profecisë e t’i dija të gjitha misteret e të gjitha dituritë; po ta kisha edhe fenë e plotë, me të cilën të mund t’u shndërroja vend maleve, por po të më mungonte dashuria, s’do të isha asgjë!”(1 Kor 13, 2). E pikërisht shën Pali i ka bërë bamirësisë e dashurisë për të afërmin, përkufizimin më të bukur: “Dashuria është zemërgjerë, është e dhimbshme, dashuria nuk ka smirë, nuk mbahet më të madh, nuk krenohet, nuk është e panjerëzishme, nuk kërkon interesin e vet, nuk hidhërohet, nuk e mban mend të keqen, nuk i kënaqet padrejtësisë, por i gëzohet së vërtetës. Arësyeton gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka, duron gjithçka. Dashuria nuk mbaron kurrë.” (1 Kor 13, 4-8) Mbi bazën e këtyre premisave punon Karitasi kudo në botë, e edhe në Shqipëri. Me këto ide në mendje, pyetëm drejtorin e Karitasit shqiptar, prof. Albert Nikollën, për veprimtarinë e organizatës bamirëse katolike në kohën e Kreshmëve. Intervista është e Katarina Nushit RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.