2009-03-25 15:47:19

Lutje e veçantë për udhëtimin e Papës në Tokën e Shenjtë


(25.03.2009 RV)RealAudioMP3 Pas pak më shumë se një muaj – nga 8 deri më 15 maj – Papa Benedikti XVI do të kryejë vizitën e tij të parë apostolike në Tokën e Shenjtë. Në përgatitje të kësaj ngjarjeje historike, Patriku Latin i Jeruzalemit ka bërë publike “Lutjen për udhëtimin e Papës në Tokën e Shenjtë”, në të cilën i kërkohet Zotit “një moment përtëritje e hiri të veçantë” për këtë rajon të martirizuar, që ruan kujtesën e lindjes së krishterimit në botë. Ja lutja, të cilën mund ta thotë çdo besimtar:
“O Jezu Krisht, në Pasardhësin e Shën Pjetrit Kisha ka pasur gjithnjë në histori, një udhëheqje e një bari, i cili i ka treguar rrugën që duhet përshkuar për të plotësuar vullnetin e Zotit Atë.
Po të besojmë këto muaj përgatitjesh për vizitën e Papës sonë Benedikt. Na dhuro Shpirtin tënd të Shenjtë, që të dimë të përgatitemi me lutje, që kjo vizitë të jetë për Tokën e Shenjtë moment ripërtëritjeje e hiri të veçantë”.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.