2009-03-24 16:45:16

Analiza e don Lush Gjergjit, në 10-vjetorin e fillimit të luftës në Kosovë


(24.03.2009 RV)Kisha Katolike ka qenë dhe është në vijën e parë të frontit për të ndihmuar popullin e Kosovës të rindërtojë vendin dhe shoqërinë. Kujtojmë dhjetë vjet më parë, ndërhyrjet e Papës Gjon Pali II për të denoncuar spastrimin etnik të Millosheviçit në Kosovë, kujtojmë punën e diplomacisë vatikanase, impenjimin e Kishës në vend e me refugjatët në Shqipëri e gjetiu. Kujtojmë se edhe Radio Vatikani, filloi dhjetë vjet më parë një emision të veçantë për Kosovën, të përqëndruar në gjetjen e personave të humbur e në bashkimin e tyre me familjet, në pasqyrimin e ndihmave të Kishës, në përpjekjen për zgjidhjen e problemeve, që vinin nga terreni. Cili është sot roli i Kishës Katolike në vend e si e përjeton ajo dhjetëvjeçarin e ndërhyrjes së NATO-s? Të dëgjojmë meshtarin kosovar don Lush Gjergji, në mikrofonin e Katarina Nushit RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.