2009-03-23 18:23:02

Motrat stigmatine në Shqipëri


(23.03.2009 RV- marrë nga faqja e internetit perso.wanadoo.es/estigmatinas/albania.htm)Instituti i Motrave Stigmatine nisi në Toskanë me 1844, por zyrtarisht fillimet e veta i pat me 1850, për hir të Motër Anna Maria Fiorelli Lapini, themeluese e Urdhnit të « Motrave të Vorfna të Varrëve Shêjte të Sh'Frangeskut ».1
Frangçskani Át Giampiero da Bergamo, që zhvillonte veprimtarinë e vet apostullore në Nikaj e Mertur, qysh me 1859, hani nji hap tepër të guximshëm, kur themeluesja ishte endè gjallë e nandë vjet mbas themelimit të Urdhnit, që të niste misjoni i tyne në Shqipní. Ky mendim nuk qe përkrahë, por në mbledhjen sinodale në Pult, me 1873,2 Át Giampiero, tue ngulë kambë, e paraqiti përsërí kërkesën e vet tue pasë si qellim ketë herë që « me çue në Italí disa vajza të reja malësore për me i edukue dhe me i mësue fetarisht me qellim që të baheshin të afta, posa të ktheheshin në vendin e vet, me i mësue brezit të rí femnor Doktrinën e Krishtenë dhe me i edukue kështu vajzat, tue u mësue punët mâ të zakonshme për gjininë e vet ».3 Ato vajza do të trajtojshin familjet e ardhshme të krishtena.
Me 21 maj 1874 Eprori i përgjithshëm jepte pëlqimin e vet. Po ashtu edhe Kongregacioni Shêjtë de Propaganda Fide shprehte lavdin e pëlqimin për ketë projekt.
Të parat që diftuen prirje në udhën kishtare qenë dy të reja: mâ e mira ishte nji e ré prej Shale, Lulib Malja, e me të, shoqe e saj, e reja Dilë Gjonej prej Shllakut në Dioçezin e Sapës.4 Të dyja këto, me 6 qershor 1875, qenë dërgue në Firence. Kurse mâ vonë, me 25 prill 1876, iu shtuen nji herë tetë e mandej, në tetor, katër të tjera.
Vështirësitë e para u shfaqen për shkak të klimës, t'ushqirnit, te jetës e të zakoneve si dhe prej mungesës së cenës për studim të të rejave, të cilat nuk ishin mësue me i ndjekë me ngulm studimet. Posa u shkapërcye pengesa e parë e gjuhës, përparimi erdh prej vedi.
Në këto kohët e para ndodhte vdekja e njenës ndër vajzat e ardhuna prej Shqipnie, por kjo ngjarje e dhimbshme nuk i largoi shoqet e saja prej qellimit të bukur e të shêjtë që kishin.
« Por në ato çaste vetëm shumë e përvûjta Lulë Malja, bashkë me vajza të tjera italiane, mori e para ndër Shqiptaret, prej duerve të Zâvendësit të Serafimit të Asizít, Petkun Shêjtë që e shpallte bijë të Varrëve Shêjte, tue marrë emnin e bukur të Bijës së parëlindun të Atit Serafík Shën Françeskut, Sh' Kjarës, me shtesën: të Gjakut të Paçmueshëm të Jezu Krishtit, sepse shì në atë ditë Kisha Katolike feston ketë çmim të shëndetshëm për Shelbimin tonë ».5
Të rejat shqiptare që kishin mbetë në Italí dishrojshin gjithnji e mâ tepër me veshë petkun e Sh' Frangeskut.
Mbas katër muejsh që kishte veshë petkun vdes Mr. Kjara e Gjakut të Paçmueshëm. Tue qenë se edhe 3-4 vajzat e tjera nuk ishin mirë me shëndet, Eprorja shfaqi mendimin që të ktheheshin në Shqipní, për mos me pasë idhnime të tjera. Kështu që u vendos kthimi dhe, mbasi ato kishin dalë prej shtëpiave të veta me mendimin mos me u kthye mâ aty, u pá e arsyeshme që të sigurohej për ta nji vendbanim i veçantë.
Në Shkodër, zunë vend aty ku ishte caktue, e menjiherë iu shfaq nevoja që të ktheheshin në mësuese. Kur nisën ketë veprimtarí, rreth vj. 1878, vrapuen me shumicë vajzat që dojshin me ndjekë shkollën dhe u banë qysh në ditët e para rreth 300. Ketë shkollë e ndiqshin vajza të rritshme 15-20 vjeçe, edhe besimesh të tjera. Me dishirë e vullnet ja hynë kësaj detyre së ré për to, por shumë shpejt e ndien nevojën që të ndihrnoheshin prej ndonjenës ndër mësueset e veta italiane.
Ky mendim qe gjykue i arsyeshëm dhe kështu nisën formalitetet e duhuna, me të cilat u mor Át Giampiero, i cili njoftonte në Shkodër se së shpejti do të mbëbrrijshin murgeshat e se Eprore do të ishte Mr. Bonaventura e Krahnorit Shêjtë, e cila mâ përpara kishte qenë Eprore e Përgjithshme e vetë Institutit të Stigmatineve. Bashkë me italianet qenë caktue për Shqipní edhe dy rishtare shqiptare, të gjitha bashkë u banë gjashtë veta.
2 qershori 1879 âsht data kur këto murgesha-misionare u nisën prej Firences për Shkodër. I përcillte në ketë rrugë Át Giampiero da Bergamo.
Në Shkodër mbërrijtën me 13 qershor 1879 tue u pritë me gëzim të madh. Po atë ditë u paraqitën edhe te Argjipeshkvi, lmzot Karl Pooten.6
U pá e nevojshme që të zgjanohej Shtëpia, me të gjitha të mirat që sillte ky zgjanim dhe, me 4 janar 1880, u përurue shkolla., e cila do të vijonte deri me 1946, me rritjen e numrit të nxanësve, përfitimin mâ të madh në mësime, e me nji metodë mâ të rregullt mësirni. Agjenti konsullor mbr. e per. Austro-Hungar, që në atë kohë vizitoi shkollat, i përgëzoi murgeshat për rezultatet në dobí të Shqipnisë. Frytet mâ të para erdhën me përgatitjen e mësueseve.
Mbas shkollës Át Giampiero mendoi me hapë nji jetimore dhe, kur erdh në Shkodër Eprorja e Përgjithshme, i doli para me nji vajzë të vogël të braktisun, e cila qe pranue menjiherë dhe mâ në fund u la qe tash'iherë të pranohen vetëm pesë vajza.
Megjithse pati vështirësí, nuk mungoi ndihma e Qeverisë Austro-Hungare e cila me 1882 dha 100 florinj për motrat e për tri vajzat shqiptare që mësojshin për mësuesí. Prej të cilave dý deshën me u bâ murgesha.
Me 1888 kemi nji statistikë simbas së cilës gjendja ishte kjo: 12 murgesha, 3 probanda, 428 vajza në shkollë, 7 vajza jetime.
Përveç kësaj, kur Argjipeshkvi Guerini vendosi që të mësohej ndër ditë festash Doktrina e Krishtenë, ky mësim, për vajzat, iu caktue Motrave Stigmatine. Të parat që u mblodhën qenë rreth 43. Ky numër u shtue me vajzat që vijshin prej lagjeve periferike të Shkodrës ose që kishin ardhë në qytet prej katundeve e maleve. E motrave iu desht, jo vetëm me i mësue, por me u kujdesë që të përballojshin edhe nevojët e tyne për veshmbathje.
Ato u morën me shkollë, por jeta e të vorf'enve në ketë vend i bani të merren edhe me vizita bâ të semutëve, të atyne që jepshin shpirt, tue i ndihmue për me vdekë mirë. Por, duhet theksue, se u kujdesën edhe për njerëzit e prekun prej sëmundjesh të randa ngjitëse, si gërbula.
U zgjatëm me fillimet e Institutit të Motrave Stigmatine në Shqipní sepse ishte e domosdoshme që të kujtoheshin vështirësitë e para, sepse këto qenë themeli i gjithë jetës së ardhshme të Motrave, qenë pasqyra e kjartë e përpjekjeve që ato do të ndiqshin në rrjedhën e vjetëve për me çue në vend qellimin e tyne misionar.
***
Nji çast tejèt i vështirë në jetën e hashkësisë së Motrave Stigmatine qe rrethimi i Shkodrës, me 1912-1913, prej ane së Malazezëve, e rrjedhimisht bombardimi të cilit ja nënshtruen qytetin. Ata jo vetëm damtuen ndërtesa të ndryshme qytetare, por kryesisht mënia e tyne ju drejtue kishave e kuvendeve katolike. U damtuen randë kisha Katedrale, Kuvendi i Gjuhadolit, Shkolla e Schulbrüder-ve, Kuvendi i Motrave Servite. Nuk i pështuen këtij sulmi barbar as Motrat Stigmatine. Ato çaste, të frigshme e të rrezikshme për vetë jetën e tyne, përshkruhen me realizëm te nji Përmbledhje të disa ngjarjeve të ndodhuna Motrave Stigmatine gjatë rrethimit të Shkodrës 1912- 1913,7 në nji fletore që u gjet në Napoli në shtiipí të Stigmatineve (e dorëzue Mr.Chiara Pieri-t me 1997). Duket se kjo fletore qe burimi kryesor për hartimin e nji pjese të relacionit të shkruem prej Átit Domenico Facin O.F.M. Fretnit e Vogiël dhe Motrat Stigmatine gjatë Rrethimit të Shkodrës të 1912-1913.8
Prej këtyne shkrimeve kemi se, mbasi filluen bombardimet kundra qytetit të Shkodrës, bombardime që damtuen kryesisht populisinë civile, pra nji veprim mâ se barbar, natën në mes datave 4 e 5 mars, nji gjyle rá tue damtue kuvendin e shkollat e Stigmatineve e tue vrá nji probandë, Terezën, e tue mbetë të plagosuna tri sherbyese e nji vajzë e vogël. Nga kjo predhë kishte plasë vetëm gjysma e saj, tue bâ gjithë atë dam në njerz e në ndërtesa. Po të kishte plasë edhe gjysma tjetër, që kishte mbetë e zhytun në dhé, do të ishte shkatrrue kulm e themel krejt Kuvendi e do të kíshin vdekë të gjitha motrat, pa pështue asnji, nën nji mal gërmadhash.
Atëherë ju desh me u largue tue shkue ni Kuvendin e Fretënve në Gjuhadol e mâ vonë te Arramadhe, ku do të rrijnë deri me 8 prill, për me u kthye prap në Kuvendin e vet.
Tue nxjerrë pËrfundimet, në nji fletore që përshkruen jetën e kuvendit në kohën e rrethimit, vehet në dukje se vetëm dora e Zotit ka mprojtë Motrat Stigmatine prej shkatrrimit të plotë të kuvendit e prej vdekjes. Si ndodhi kur nuk plasi gjysma që u ngul në dhé, ose kur nji gjyle tjetër nuk rá në oborrin ku ishin mbledhë të gjitha Motrat, edhe në sa rasa të tjera, si me 12 e 13 mars kur, vetëm në katedrale, patën rá 50 predha topi.
***  
Tue pá në sintezë gjithë veprimtarinë e Stigmatineve kemi se, prej 1879 deri me 1944, këto kanë krijue e mbajtë në ndihmë të popullit katolik shqiptar, e jo vetëm të tij, nji shkollë (Shkodër, 1879), në të cilën e para nxanëse në amzë âsht Roza Nikaj, mâ vonë Mr. Asunta Nikaj.9
Shkolla qytetse, që u hap me 1921, tue pasë prej themelimit nji Konvikt, qe ndjekë prej vajzave të të gjitha besimeve (katolike, ortodokse e myslimane) të cilat vijshin prej Korçe, Elbasani, Tirane, Kruje, Durrësi e Shkodre, madjè edhe prej Tivari e Cetine në Mal të Zí. Kjo shkollë me 1926 qe zavendsue prej Shkollës Normale.
Me 1933, si të gjitha shkollat private të mbylluna prej Qeverisë zogiste, me nji synim të kjartë kundra shkollave katolike, qe mbyllë edhe kjo shkollë dhe kur, me 1936, me Vendim të Gjykatës Ndërkombtare të Hagës, së cilës i ishin drejtue përfaqësuesit mâ të naltë të Kishës Katolike në Shqipní, qenë hapë edhe nji herë shkollat, u lejue prej Qeverisë hapja e Shkollës së mesme me katër klasë, që i përgjegjej Gjimnazit të ultë klasik, por nuk u lejue mâ Shkoila Normale.
Me 1890 Mr. Hugolina Nikaj, motër e Dom Ndoc Nikës, vetë e treta hapi nji Shtëpí në Durrës, e mâ vonë nji Shkollë fillore me 1907.
Mbasi ju desh me u largue prej Durrësi, për arsye politike, me 16 qershor 1907 hapën nji Kuvend të rí në Shirokë, nji Shkollë fillore me trí klasë me 1924, nji Azil dhe me 1937 Veprimin katolik me 40 pjestare.
Në Lagjen Rus të ShkodrËs: Kuvend, Azil për fëmijë e, prej 1938 deri me 1945, Degën e Veprimit Katolik për vajza me 60 pjestare.
Në Daiç të Bregut të Bunës: Kuvend me 1924, Shkollë fillore me trí klasë e Azil.
Me 1926, në Nënshát njiheri me kuvendin hapën Shkollën fillore me trí klasë.
Me kalimin e kohës dhe me përparimin e dukshëm të veprimtarisë, u pá e nevojshme që misioni të shtrihej edhe mâ tepër. Kështu që me 1930, në Tiranë, u hap Kuvendi, të cilin e ndoqën Shkolla fillore me trí klasë, nji Shkollë prestarie e Shoqnia "Bijat e Zojës ". Gjithnji në Tiranë, me 1941, dy motra punojshin në Ambulancë e pesë në Maternitet.
Shtimja kah jugu, e kërkueme prej Argjipeshkvit të Durrësit, paraqitej punë jo aq e lehtë. Megjithatê me 1937 qe themelue në Korçë Kuvendi i Motrave Stigmatine tue hapë nji Shkollë fillore,nji Azil, nji salë për Punë dore. Mâ vonë qe çelë nji Kurs i gjuhës italiane e nji Jetimore.10
«Deri në vjetin 1929,-shkruen Át Donat Kurti, - prá mbrenda 50 vjetve veprimit këtû në Shcypní,mâ se 80 Motra e kishin veshë petkun françeskan të Stigmatinevet; Kuvendet ishin shtue e Motrat gjíthkund epshin provë rregulimit, përshpirtnijet e veprimit të palodhshëm në shum drejtime; prandej Parija e Urdhnit Françeskan, simbas relacjoneve të dhanuna prej Provinçjalit të Françeskâjvet, tuj pá perparimin e madh qi kishin bâ e veprimin e frytshem qi kishin krye, dha DEKRETIN në vj.1928 e e deklaroi PRVINÇE familjen e Motrave Stigmatine në Shqypní tuj shênjue porsi Provinçjale me të gjitha të drejtat Mr. Feliçjanen Marconi ».11
Kuvendi i Stigmatineve në Gjuhadol ka qenë qendra e gjithë veprimit të tyne. Me 1946 familja kishte 36 motra të shpërndame simbas detyrave që kishte secila.
Në vjetin l940 Motrat Stigmatine janë marrë me shërbimin e të sëmutëve ndër ambulanca si në Troshan, Vá të Dêjës, në Spitalin ushtarak në Shkodër e në Maternitetin e Tiranës.
Përveç kësaj u naltuen edhe në pikëpamje kulturore. Qysh me 1920 të gjitha motrat e fillores ishin të diplomueme në Shkollën Pedagogjike të njohun prej Shtetit; në vjetët 1928-1930 shumë prej tyne qenë diplomue në Italí për prestarí e në vjetin 1941 kryen literaturë e filozofí në Universitetin e Milanit Mr. Lorencina Lêci, Mr. Imakulata Tedeschini e Mr. Gjorgjina Keiniendi.12
Nji pjesë të mire të veprimtarisë kulturore e fetare Motrat Stigmatine e kryen nëpër shoqninë fetare «Bijat e Zojës» e cila qe themelue me 1914 prej Á. Marian Prelës.

Gjithë kjo veprimtarí e shqueme e instituteve të Motrave Stigmatine u bâ burim i nji emancipimi kulturor, por edhe qendër për gjallënimin fetar e atdhetar të vajzave shqiptare. Madjè shkollat që drejtoheshin prej Motrave Stigmatine ishin të hapuna edhe për ndjekëset e féve të tjera të cilat përfituen nji zhvillim të veçantë e të naltë e që ndikoi fort edhe në zhvillimin e familjes në Shqipní. Mësimi i rregullt e kujdesi i Motrave Stigmatine, tue i pajisë me dije të nevojshme bijat e popullit tonë, të cilat me kohë do t'u bajshin shtyllat e familjes e dobija e atdheut, bani qi kjo shkollë të njihej e të çmohej prej gjithkuj. Me të drejtë revista e Fretënve "Zâni i Shna Ndout" shprehë mendimin e premë se «kjo shkollë âsht nji nafakë e madhe për qytet tonë e mjer ata prind qi nuk dinë me e çmue ».13 Nji vajzë, e cila don me u rritë për dobí të veten, të familjes e të shoqnisë mbarë, bashkë me mësimin në gjuhë amtare, që ka ma ia lehtësue mundin ndër këndime, vetëm në ketë shkollë do të kishte mujtë me gjetë ndihmën e përkrahjen e duhun.
Përveç kësaj edhe puna e dorës e ka bâ ketë shkollë shembull. Po të marrim nji vit çfaredo, bj.fj. 1916, do të kemi se me 7 korrik qe hapë nji ekspozitë me punë dore të vajzave të shkollës, punë të bame në vjetin shkollor 1915-1916. Kjo ekspozitë u pëlqye shumë, pati fjalë lavdi për punë aq të bukura që kishin mbërrijtë me bâ vajzat nëpër mësim të vlefshëm të Motrave Stigmatine. E aq e madhe qe jehona sa që Gjenerali Ignatius Trollmann, Komandant i Korparmatës XIX Austro- Hungare në Shqipní, e vizitoi ekspozitën dhe i vlerësoi këto punime, sidomos disa copa që dalloheshin për bukurí të rrallë pune. Këtu do kujtue se Gjenerali Trollmann pat dhanë ndihmesën e vet për ndërtimin e Shêjtnores së Zojës së Shkodrës, dhe në marsin e 1918s, bashkë më të shoqen Marie Trollmann i dhuroi nji kelkshêjt ari Motrave Stigmatine për kishën e tyne. Kjo dhuntí ishte nji kusht i të dyve për nji sëmundje të randë që kishte kalue gjenerali.14
Shkolla e Stigmatineve randësinë mâ të madhe e pat për kujdesin që diftoi për rregullim të mbarë të jetës së vajzave. Dhe shì këtê nuk e donte komunizmi ateist. Kështu që kjo vijoi të zhvillonte aktivitetin e vet deri kur pushtimi komunist i Shqipnisë i çoi te kthesa e madhe marrëdhaniet e Shtetit me Kishën e me bashkësinë katoeke shqiptare.
Në Korçë u pezulluen veprat e ndryshme te Motrave. Jetimorja qe marrë në dorëzim prej Këshillit nacional-çlirimtar. Me 1945 ato qenë nxjerrë prej Kuvendit e me 15.III.1947 qenë marrë në shërbim në shëndetësí deri me 1950, kur i larguen prej këtij qyteti.
Në Shkodër urdhni për mbylljen e shkollës së Stigmatineve erdh me Vendimin e Këshillit të Ministrave të Qeverisë Komuniste nr. 5 datë 12 prill 1945, vendim me të cilin shtetizoheshin të gjitha shkollat prívate në Shqipní. Ky vendim qe njohtue me shkresën nr.125/I, dt.27.IV.1945 të Seksionit të Arsimit të Shkodrës, me nënshkrimin e Përgjegjësit.15 Mbas këtij urdhni nxanëset e fillores qenë dërgue te Shkolla fillore e Gjuhadolit, kurse ato të së mesmes te Gjimnazi shtetnor.
Qysh me vendosjen e regjimit komunist Autoritetet e reja të vendit zaptuen nji pjesë të Kuvendit dhe përfundimisht me 20 dhetor 1946 Motrat qenë nxjerrë krejt prej Kuvendit, Kisha qe kthye në salë shfaqjesh e aty, u zhvilluen edhe gjyqet kundër pjestarëve të klerit katolik. Ndër të dënuemit aty do të përmendim argjipeshkvin e ardhshëm, Dom Frano Illinë, të shuguruem, mbas shembjes së komunizmit, prej Atit të Shenjtë Gjon Pali II gjatë vizitës së Tij në Shqipní me 25 prill 1993, e para vizitë e nji Pape në Shqipní.
Âsht e vërtetë se liritë fetare qenë sulmue me nji egërsí të posaçme ndaj të gjitha féve, por në të vërtetë qenë Kisha katolike dhe katolikët që u banë objektivi i sulmeve mâ të egra nga ana e qeverisë e të partisë komuniste. Kështu që gjithçka ndërtuen, jo vetëm Urdhnat e Fretënve e të Jezuitëve në Shqipní, por edhe Motrat Stigmatine, Servite e Saleziane, qe shkatrrue. Dhe ajo qendër e rrezatimit të mësimeve të Ungjillit e të kulturës përendimore shkoi drejtë shuemjes. Kjo përndjekje mbërrijti kulmin e vet me famëkeqin "revolucion kulturor" i cili, i orgaffizuem prej qeverise e partisë komuniste, kishte për qellim ta shlyente për gjithmonë katoliçizmin prej Shqipnie, për me i dhanë dorën e fundit asaj që kishte bâ pushtuesi turk gjatë pesëqind vjetëve. Ky qe nji vendim në kundërshtim të hapët me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut që vetë qeveria kornuniste e kishte pasë nënshkrue. Por dihet se komunistat nuk respektojnë kurrfarë detyrimi të marrun tue nënshkrue, qofshin këto edhe akte të karakterit ndërkombëtar, sikurse nuk u besohet kur premtojnë, sepse demagogjia e tyne mbërrin kulmin tue qenë nji veçanti e tyne mashtrimi. Përfundimisht: Komunistat nuk kane besë.
Fatbardhësisht erdhi koha e shembjes së komunizmit dhe toka shqiptare u ringjall, ndonse me shumë vështirësí, dhe njerzit fituen të drejtën për të qenë njerëz e jo numra. Kthei feja, kthyen institucionet fetare, kthei dishiri për me jetue. Kështu edhe Motrat Stigmatine e nisën përsërí rrugën që kishte qenë ndërpré në nji mënyrë kaq shnjerzore.
E para qe vuni kambë në tokën e Shqipnisë qe Eprorja e Përgjithshme Mr. Giovanna Pedali. Prej 13 deri me 27 prill 1991 vizitoi Motrat shqiptare që kishin pështue gjallë dhe të cilat gjatë kohës të diktaturës, shpesh në mënyrë të pavarun, kishin vijue me e krye misionin e vet. Vizitoi prá 29 Motra.16 Kaq kishin teprue. Por kaq u deshën, ndonse në moshë të shtyme, për me e nisë rishtas punën. U rindërtue Kuvendi i Gjuhadolit dhe, me ndihmën e Motrave të ardhuna prej vendeve të hueja, u kryen sa e sa veprimtarí të tjera, tue përfshî nji shkollë për infermiere, që âsht në ndërtim, e që difton kjartë se puna e tyne në dobí të Shqipnisë e të Shqiptarëve ka me ecë para simbas traditës që kanë.
 Willy Kamsi
 Shkodër, 18 maj 2001
1  Cent’anni di vita dell'lstituto delle Suore Stimmatine (1850-1950) (Pro manoscritto). Firenze-Galluzzo 1960 f 1.
2  Át Donat KURTI, Provinçjia Françeskane Shqyptare (e ripertrîme në vj.1906). Cokesë (Sic) historike. Dsh.: Shkodër 1965, f 286.
3  Cent’anni, vep. e çek., f. 286.
4  Ibidem,  ff. 286-287.
5  Ibidem, f. 299.
6  KURTI, Provinçia, vep. e çek., f. 169; Cent’anni, vep. e çek., ff. 308-309.
7   Compendio di alcune particolarità accadute alle Suore Stimatine durante l’Assedio di Scutari 1912-1913. Dsh. Në Arkivin e Motrave Stigmatine në Shkodër.
P. Domenico FACIN, 1 Frati Minori e le Suore Stimatine durante l’Assedio di Scutari del 1912-1913. Quaracchi 1913.
KURTI, vep. e çek., f 174.
10 KURTI, vep. e çek., ff. 171-173; Case e opere delle Suore Stimmatine in Albania elencate nell’Archivio della Casa Generalizia (dal 1879 al 1944) në «Notiss Speciale Albania» Pentecoste 1991, f 18.
11 KURTI, vep. E çek., ff. 173-174.
12 Ibidem,  f. 179.
13 «Zâni i Shna Ndout», 1918, nr. 8, f. 126.
14 Ibidem, 1918, nr. 3.
15 KURTI, vep. e çek., ff. 175-176.
16 Suore Albanesi visitase dalla Madre Generale e da Sr. Maria Speranza, në «Notiss Speciale Albania» Pentecoste 1991, f 17.
Motrat Stigmatine ne Shqipëri nga viti 1991
Në prill 1991, mbas rënjes së regjimit totalitar: eprorja e përgjithshme e Motrave Stigmatine, Motra: Gjovana Pedali bashkë me një motër tjetër marrin rrugën nga Roma në Tiranë, për të takuar Motrat e mbetura Shqiptare:
Gëzimi dhe përmalimi i pa kufi karekterizojnë takimin e 27 Motrave të bashkuara nga cdo fshat për të perjetuar një takim vëllazrorë të lirise fetare.
Prokupimi i Motrave Italiane ishte kujdesi dhe shoqërimi i motrave Shqiptare, ku disa ishin të vjetra dhe te provuara me vuajtje qoftë flzike dhe qoftë psikologjike.
Gati të gjitha i cojnë në Itali për një, kurë mjekësore si dhe për të njohur më mirë familjen Stiginatine.
Objektivi tjetër ishte ai: i prezencës së motrave Stigmafine atje ku përpara ishte, dhe tashmë i braktisur nga regjimi nga cdo shërbim fetar dhe baritorë.
Që në vitin 1992 në Pistull: M. Maria Kaleta hashkë me M. Adelajde Pashkja; dhe pse me vështirësi te ndryshme, nuk mungoj në këto motra shpirti i lutjes dhe dëshrnia e ungjillit për popullin me të cilin jetonin.
Prapë në vitin 1992 në Dajc të bregut të Bunës. M. Liljam Radovani dhe M.Elena Loci, bashkëndajnë jetën e fesë me njerëzit e vëndit.
Qysh në vitin 1991, me ardhjen e motrave Italiane në Shkodër, Shtëpia e Tedeskinit bëhet qëndra (selia) e koordinimit për Stigmatinet.
Programoinë takime te katekizmit dhe, të përparimit njerëzor për djem dhe vajza, ku shumë, prej tyre njohin italishten për të cilën Motrat kanë më të lehtë për të përcjellë mesazhin e Krishterë.
Për 3 vjet është dhënë formimi katekistik dhe edukimi, për më të vegjlit 8 - 15 vjec duke dhënë edhe sakramentet.
Në 5 vitet e para janë ba kampe verore me grupe vullnetare të motrave, të rinjëve Shkodranë dhe të aspiranteve Stigmatine. Kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në: Grudë e Re, Shirokë, Dajc, Troshan, Hot dhe Hajmel e të gjitha këto kanë zejeruar horizontin për të njohur realitete të reja nevoje dhe dëshire të njerëzve.
Për tu pëgjigjur më mirë, marrim një angazhim javor për Grudë e Re dhe Shirokë. Katekizmi dhe kremtimi i Meshës Shejte kur ishte mundësia për meshtarë.
Për 4 viet është bërë një sherbim në fushën shëndetësore duke pasë 2 infermiere, një Italiane dhe një shqiptare falë dhe veprës falas dhe mirënjohëse e doktoresha Suma.
Në raste të vecanta marrim angazhimin e njerëzve të sëmurë prej familjev të varfëra dhe kjo nga mundësia, ndihma që farmiljet italiane japin në adoptim nË distancë.
Në 1993 fillon pranimi i të rejave që dëshirojnë për të provuar jetën rregulltare, mbas viteve të for'mimit dhe të zgjelljes: në Shirokë hapet Noviciati me 6 të reja ku marrin kushtet e para më 8 dhjetor 1998.
Ku jemi sot, sa jemi apo cili ështe objektivi ynë?
Instituti i motrave Stigmatine sot në, Shqipëri i quajtur Delegacion me eprore M. Paola Pascualini e pranishme qysh në, vitiv 1991 me qendër në, kuvend këtu në, Shkodër i restauruar në 1994 - 95.
Sot kuvendi pranon 9 motra të vjetra Shqiptare. Me lutje dhe me hirin e Zotit jetojnë në kuptimin Apostolik në jetën e përditshme.
Çdo të shtune, bashkesia mediton fjalën e Zotit të së Dielës me grupin e Unjidillit, cdo muaj pranon dhe drejton grupin e vajzave të Krishtera.
Kisha e kuvendit në muajt e dimrit, mirëpret meshën e fëmijëve e drejtuar prej Etërve Salesianë: eshtë e gatshme për koncerte, konfrenca fetare, grupe të lutjes, mirëpret zakonisht Legjionin e Marisë, grupin Neokatekumenal, korin Prekë Jakova etj.
Kujdesi për gratë e veja për ne ka rëndësi për dy arsye:
Themeluesja jonë Ana Lapini, kishte shumë kujdes për gruan e asaj kohe sepse edhe ajo mbeti vejë, edhe kur Shpirti Shejt e frymëzon në Kishën e Urdhërit Franceskan për të themeluar Institutin.
Arsyeja e dytë është se kisha e ka marrë si detyrë prej Concilit vlerën e laikëve në cdo kategori dhe shprehje, për të cilën dhe gruaja e vejë ka një rol, një vend në kishë me vlerë, në ecjen e fesë.
Në 1995 rilind bashkësia në Nënshat. Njerëzit janë të kënaqur kur shohin përsëri Motrat, edhe pse me një stil të ndryshëm në krahasim me përpara regjimit. Sot bashkësi të vogla në mes njerëzve duke bashkënda jetën e përditshme në një ecje të pëerparimit njerëzor dhe të krishterë.
Meshtari dhe Murgeshat marrin në zemër edhe popullin e Hajmelit, duke ndihmuar në vecanti të rinjtë me takime formimi dhe edukimi. Pikërisht për këtë arsye me ftesën e Etërve Kapucin motrat stabilizohen në këtë fshat ku teritori ishte besuar nga Diocesa e Shkodrës për drejtimin baritor.
Në 1999 shtohen bashkësitë e Dajcit dhe Pistullit me ardhjen e murgeshave të reja: ku me dëshirë që të ecin me popullin e thjeshtë duke dhënë dëshminë e solidaritetit dhe të bashkëndarjes së jetës së përditshmë.
Të rejat Stigmatine kanë drejtuar kampe verore janë vu në shërbim të vëllezërve Kosovar jo vetëm këtu por edhe në Kukës dhe Gjakovë.
Sot janë aktive me projektet e formomit nga karitasi, grupe vulnetarë në përmirësimin e Agrikulturës, drejtojnë kurse të ndryshme rrobaqepsie, higjene dhe të shëndetit etj:
Të gjitha këto motrat e reja e bëjnë në të njëjtën kohë me detyrimin e studimit dhe të formimit në mënyrë që njerëzit të mos humbasin rastin e zhvillimit.
Familja Stigmatine sot në Shqipëri
Ka 15 Motra të kushteve të përjetshme, 9 janë Shqiptare, 5 Italiane, 1 Spanjolle, 5 novicje, 10 junnor, 8 aspirante.
Ecja e formimit në jetën rregulltare parasheh kohë të gjatë: studimi me zgjedhje dhe apostolat.
Përvec qendres në Shkodër hashkësia jonë sot është e pranishme në fshatrat: Nënshat, Hajmel, Pistull, Dajc, dhe Shirokë.
Kriteret e formimit janë: mikpritja, bashkëndarje vlerësimi i moshës dhe i kulturave të ndryshme me secilën Motër të vjetër apo të re, jep dhe merr prej bashkësisë: pasurohet në shpirtin e dashurisë. Bashkësia jonë jeton në mes njerëzve në varfëari, thjeshtësi por me gëzim duke ecur së bashku në jetën e përditshme në, planin: shpirtëror, njerëzor, kishtarë duke mbjellur fenë, shpresën, dhe dashurinë për një të ardhme më të mirë.







All the contents on this site are copyrighted ©.